Ish-deputeti i PD, Aleksandër Biberaj, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 ka folur në lidhje me zgjedhjet e pjesshme në Kukës që u mbajtën më 24 shtator dhe përfundoi me fitoren e Partisë Socialiste.
Për Biberajn, fakti që mazhoranca ka fituar me dyfishin e votave në bashkinë e Kukësit, tregon që në fakt elektorati i djathtë i ka bojkotuar zgjedhjet. Për këtë situatë ai fajëson opozitën, e cila sipas tij, nëse vijon të mbetet e përçarë
“Ajo që ndodhi në Kukës është e tmerrshme. Një opozitë copë copë që është gllabëruar. Natyrisht që qeveria e Ramës është e inkriminuar, por ky rezultat nuk justifikon asnjë qëndrim të opozitës. E di çfarë do të thotë të dalë Kukësi dyfish vota për PS-së.
Sa të jetë Sali Berisha në drejtimin e Partisë Demokratike do të shkojmë nga humbja në humbje. Ata votojnë për atë që kanë votuar, pasi nuk kanë alternativë. Ne kemi nevojë për kandidatë që rri dhe jeton në Kukës. Ne po e vuajmë mungesën e opozitës preh vitesh”, tha Biberaj.