BallinaEkonomiKompensimi i ish-pronarëve mund të kthehet në një proces që s’ka fund!...

Kompensimi i ish-pronarëve mund të kthehet në një proces që s’ka fund! Çfarë tregon raporti i KLSH-së: Në 7 vite u ekzekutuan vetëm 4.5% e vendimeve

spot_img
spot_img

Kompensimi i ish-pronarëve mund të kthehet në një proces që nuk ka fund po te kemi parasysh ritmin me të cilin ka ecur ekzekutimi i vendimeve në 7 vjet.

Të paktën ky është konstatimi që ka bërë Kontrolli i Lartë i Shtetit pas një auditimi në Agjencinë e Trajtimit të Pronës.

“Në 7 vjet nga hyrja në fuqi e ligjit nr. 133/2015 deri në 31 dhjetor 2022, nga ATP janë ekzekutuar në total vetëm 794 vendime ekzekutimi për kompensim financiar, nga 18734 vendime përfundimtare të vlerësuara nga Sektori i Kompensimit i ATP-së, e përkthyer në përqindje vetëm 4,5%, të vendime janë ekzekutuar, që do të thotë se me këto ritme Ekzekutimi Financiar i Vendimeve Përfundimtar për Kompensim që do të vlerësohen financiarisht sipas mënyrës dhe formave të përcaktuara në VKM-në 223/2016, të ndryshuar, është një proces pothuajse e pa realizueshëm, për zbatimin e nenit 16, pika 6 të ligjit nr. 133/2015”, thuhet në raport.

Por cili është në fakt afati që përcaktonte ligji i vitit 2015 në pikën gjashtë lidhur me trajnimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave.

“Procesi i pagesës për të gjitha vendimet përfundimtare që kanë të njohur të drejtën e kompensimit do të përfundojë brenda një afati prej 10 vitesh nga momenti i hyrjes në fuqi të këtij ligji” thuhet në nenin 16 pika 6 të ligjit.

Auditi ka nxjerrë në pah edhe raste të tjera që kanë shfaqur problem lidhur me kompensimin. Kështu në 3 raste nga Sektori i Kërkesave të Veçanta nuk është marrë në shqyrtim kërkesa e subjektit të shpronësuar për kompensimin financiar me “Kërkesë të Veçantë” edhe pse kërkuesi legjitimohet në kërkesën e tij për kompensimin financiar të pronës, por ka kaluar për shqyrtim në Sektorin e Kompensimit Financiar dhe Fizik, duke mos i kursyer buxhetit të shtetit një vleftë prej 60,388,502 lekë, nga fondi i kompensimit të subjekteve të shpronësuara.

Në 3 raste nga Sektori i Kompensimit është pranuar kërkesa për aplikim i subjektit kërkues në cilësinë e blerësit të të drejtave që burojnë nga ish-vendimeve të KKKP, nga një person jo i rrethit trashëgimtarëve të subjektit të shpronësuar, në kundërshtim me VKM nr. 223, datë 23.03.2016, “Për përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për vlerësimin dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave”, i ndryshuar, pika 1.

Po kështu në 5 raste është marrë vendim nga ATP-ja për kompensimin fizik me fondin e tokës duke mos zbatuar kriterin e përzgjedhjes së pronës gjeografkisht më pranë pronës të njohur për kompensim fizik, por është i kompensuar në një qark tjetër më larg se prona e njohur për kompensim, konkretisht në 4 pasuri të përzgjedhura zë rrugës nacionale Tiranë-Pogradec.

Audituesit kanë konstatuar se në 17 raste nga ana e ATP-së është punuar me dy standarde, ku për disa subjekte edhe pse kanë aplikuar ndër vite për kompensimin financiar të pronës, janë marrë vendime mbas 2-3 vitesh ndërsa për disa subjekte janë shqyrtuar dhe janë marrë vendime nga ATP brenda muajt nga momenti i aplikimit nga subjektit i shpronësuar.

Në 4 raste mungon e administruar në dosje, deklarata e subjektit kërkues për vazhdimin e procedurave për kompensim financiar nga fondi i kompensimit deri në 20% të vlerës totale të kompensimit financiar dhe 80% e vlerës së mbetur në kompensim fizik me fondin e tokës. –

Në 3 raste mungon njoftimi nga ATP drejtuar subjektit kërkues, për fillimin e procedurave për kompensim financiar dhe fizik me fondin e tokës, në kushtet kur VKM 223 datë 23.03.2016, ka ndryshuar mënyrën dhe formën e kompensimit, ku subjekti kërkues duhet të deklaroj se është dakord për vazhdimin e procedurave sipas kushteve të VKM nr.766, datë 20.12.2017 “Për disa ndryshime në VKM nr.223 datë 23.03.2016”.

Për të gjitha këto KLSH ka rekomanduar që Agjencia e Trajtimit të Pronës të marrë masa për zgjidhje./Monitor

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular