BallinaSocialeKreu i PAA Agron Duka: Qeveria të gjejë skema për të mbrojtur...

Kreu i PAA Agron Duka: Qeveria të gjejë skema për të mbrojtur prodhimin e fermerëve!

Nga Agron Duka Kreu i PAA
Qeveria të gjejë skema për të mbrojtur prodhimin e fermerëve!
Pikërisht në kohën kur do të vileshin, plantacionet e mollëve në zonën e Devollit u shkatërruan nga reshjet e rënda të breshërit. Një dëm katastrofik për fermerët, që kanë një vit që u shërbejnë pemëve për të mbledhur prodhimin.
Kjo nuk është hera e parë. Për disa vite me radhë, fermerët goditen nga breshëri që dëmton si bimët e arave ashtu dhe pemët frutore.
Dukuria është bërë me agresive dhe më e pa parashikueshme edhe si paosjë e ndryshimeve të klimës.
Qeveria duhet të mendojë për rrugë që ofrojnë mbrojtjen e fshatarëve nga këto “sulme” të natyrës. Ne e dimë që qeveria nuk ka në dorë të ndalojë breshërin, por duhet të mbështeten fermerët për të siguruar prodhimin në kompanitë e sigurimit apo përmes subvencionimit të projekteve për ndërtimin e tendave të rrjetës mbrojtëse. Eshtë e lehtë të thuash se “këto janë problem të natyrës dhe ne nuk mund të ndikojmë”.
Fshatarët sot kanë ngritur duart lart dhe kërkojnë ndihmë nga shteti, ndihmë të cilën nuk kanë për ta marrë kurrë, ashtu siç nuk e kanë edhe më herët.
Duhet të bëjmë gjithëçka për të mbështetur njerëzit e punës, sa pa e braktisur të gjithë tokën dhe fshatin.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular