BallinaSportMuçi dhe Broja, sulmi i Kombëtares “vallëzon” ndryshe ndaj Çekisë. Ja formacioni...

Muçi dhe Broja, sulmi i Kombëtares “vallëzon” ndryshe ndaj Çekisë. Ja formacioni i mundshëm i kuqezinjve

spot_img
spot_img

Muaji tetor do t’i rezervojë Kombëtares shqiptare ndeshjen më të rëndësishme për rrugën drejt “Europianit 2024”, diçka që i gjithë opinion publik, tifozë, lojtarë, staf dhe federatë e kërkojnë me patjetër.

Për të përsëritur 2016-ën, kuqezinjtë përpara kanë sfidën me Çekinë, që do të luhet më datën 12 në Tiranë, dhe më pas në nëntor na presin dy takimet me Moldavinë në transfertë dhe Ishujt Faroe në shtëpi, ku në të tria sfidat na duhen minimalisht pesë pikë për të pasur të sigurt kualifikimin. Por, le të kthehemi te përballja e tetorit, ku skuadrës do t’i shtohet edhe një emër si Broja.

NDRYSHON SULMI

Armando Broja nuk ka debutuar ende nën urdhrat e Silvinjos, kjo për shkak të dëmtimit të rëndë që sulmuesi pësoi. Por, tani jemi në një situatë kur 22-vjeçari është kthyer në fushë me blutë e Çelsit këtë fundjavë dhe pritet që të luajë edhe në dy takimet e radhës, çka ia rrit atij shanset për të marrë minuta edhe në përballjen me ekipin kombëtar ndaj Çekisë, kjo duke parë edhe gjendjen e Sokol Cikalleshit që aktualisht është i dëmtuar në kofshë dhe rikthimi është projektuar për 2 deri në 3 javë, çka rrezikon seriozisht këtë ndeshje.

Por, duke parë si do të shkojë gjendja e kavajasit, një alternativë është edhe Mirlind Daku, i fortë fizikisht për të përballuar duelet me lojtarët e mbrojtjes çeke. Një tjetër emër që po vë Silvinjon në “siklet” është edhe Ernest Muçi.

Futbollisti 22-vjeçar po kalon një formë fantastike te Legia e Varshavës, duke u bërë protagonist kryesor në ndeshjet e fundit. Në ndeshjet e muajit shtator, nisur edhe nga karakteristikat e kundërshtarit, Silvinjo nuk rezervoi asnjë minutë për Muçin, teksa krahu i majtë u nda mes Uzunit dhe Seferit, të cilët kishin si detyrë të ngarkuar edhe fazën mbrojtëse dhe tërheqjen mbrapa.

Me Uzunin që ka një shqetësim në kofshë, edhe pse koha është e mjaftueshme deri ditën e ndeshjes, pritet të shihet nëse do ta nisë titullar Ernest Muçi ndeshjen me Çekinë, duke formuar me Brojën dyshen te Kombëtarja U-19 të katër viteve më parë apo braziliani do t’i besojë sërish formacionit fitues, nëse Cikalleshi ia del të rikuperohet.

Shqiperia Formacioni

Panorama Sport

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular