BallinaKryesoreNënkryetarja e Partisë Demokratike Açka pyet Bardhin: Kush është partia jote?

Nënkryetarja e Partisë Demokratike Açka pyet Bardhin: Kush është partia jote?

spot_img
spot_img

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka, deklaroi në emisionin “Debat” në A2 CNN se Partia Demokratike duhet që të përcaktojë se cili është grupi parlamentar dhe më pas të zgjidhet kreu i këtij grupimi.

Açka kërkoi nga Gazmend Bardhi shpjegime se cilin grup ai drejton, në një kohë kur deklaron se nuk njeh institucionet e reja të PD-së.

“Zoti Bardhi ka një pyetje publike, një milionëshe, së cilës duhet ti kthejë përgjigje. Kush është partia e zotit Bardhi? Se në rast se zoti Bardhi ka parti, ai duhet të respektojë detyrat që ka në raport me partinë, por zoti Bardhi thotë që nuk e njoh atë parti. Atëherë cila është partia e zotit Bardhi? Ai duhet të pranojë këto institucione të partisë dhe ti nënshtrohet politikës së partisë, e cila ka nevojë të implementohet në parlament. Çështja është se institucioni i Grupit Parlamentar është i ndërvarur nga politika e partisë për të implimentuar këto gjëra. Atëherë unë them meqenëse grupi i PD paska 7, 8, 11 atëherë unë e deleguara jam kryetare e këtij grupi. Zoti Bardhi ku është? Meqenëse unë jam e margjinalizuar. Në raport me atë që është institucion kjo është një gjë shumë korrekte. Atëherë hajde të merremi vesh kush është grupi parlamentar, pastaj zgjedhim kreun.” është shprehur Flutura Açka – N/kryetarja e PD-së.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular