BallinaKronikeTë shtëna me armë zjarri në Rrëshen, vritet Martin Bardhi. Kush është...

Të shtëna me armë zjarri në Rrëshen, vritet Martin Bardhi. Kush është e shkuara kriminale e viktimës

spot_img
spot_img

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar paraditen e sotme (26 shtator) në Rrëshen, ku raportohet se një person është vrarë.
Mësohet se viktimë ka mbetur shtetasi Martin Bardhi 62 vjeç, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për hakmarrje. Mësohet se 62-vjeçari kishte dalë nga burgu vetëm pak kohë më parë. Ndërsa sa i takon autorëve, ende nuk ka informacione për burimet bëjnë të ditur se ata janë larguar me një fuoristradë të zezë.
Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave.

Po kush është Martin Bardhi?

Martin Bardhi është një person i njohur për drejtësinë shqiptare, pasi është një nga personat që ka tentuar të vrasë Saimir Recin, nipin e Kastriot Reçit, edhe ky i eliminuar më parë.
Shkak i konfliktit mes Enrik Bardhit (djalit të Martin Bardhit) dhe Saimir Reçit ishte bërë parakalimi me makinë në rrugën kryesore të qytetit, që është shoqëruar dhe me të shtëna me arme zjarri.
Saimir Reçi dhe Enrik Bardhi kanë zbritur nga automjetet dhe janë përplasur fizikisht me njëri-tjetrin në mes të qytetit.
Më pas, Enrik Bardhi ka shkuar në banesë dhe së bashku me të atin, Martin Bardhi kanë marrë një armë zjarri pistoletë dhe kanë qëlluar në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte nipi i Kastriot Reçit, pronarit të televizionit lokal në Lezhë, i vrarë me snajper në muajin janar të vitit 2021 në Rrëshen.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular