Mediat e Kosovës kanë publikuar kanë publikuar pamjet gjatë luftimeve në Veri, ku Policia e Kosovës u përball me agresionin e një grupi terrorist serb në Zveçan.
Pamjet janë të filmuara me dron dhe pasqyrojnë të gjitha lëvizjet e sulmuesve të armatosur në Manastirin e Banjskës.
Disa persona të maskuar shihen teksa vrapojnë rreth manastirit dhe më pas ikin në mënyrë të organizuar drejt një zone malore.
Kujtojmë se gjatë përleshjeve ditën e djeshme mbeti i vrarë në krye të detyrës efektivi i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, si dhe u eliminuan 4 terroristë serbë.
Ngjarjet e ditës së djeshme tërhoqën vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar, të cilët dënuan njëzëri sulmin terrorist.