Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për herë të parë për disfatën në Kukës, duke vijuar me avazin e vjetër.
Në një intervistë për “A Show”,ai tha se PS prej një jave ka shpërndarë shumë të mëdha parash.
Ai pranoi se Edi Rama do të qëndrojë në pushtet për një kohë shumë të gjatë nëse shqiptarët nuk e largojnë, por nuk mori asnjë përgjegjësi për veten.
“Kanë shpërndarë thasë me para një javë rresht. Dy mënyra ka, njëra është blerja e votës dhe marrin kartën që të mos votosh, mënyra e dytë të blen votën. Me Ramën unë garantoj çdo shqiptar që nuk do ketë zgjedhje.
Shkodrën e fituam në 6 mars sepse Bajrët në 6 mars ishin në burg. Ky i liroi nga burgu. Safet Bajri ishte në burg me Tahirin, i nxori ai të gjithë dhe ata vunë Shkodrën në terror, bashkë me Pëllumb Gjokën. Enver Bajri me 6 makina të blinduara kalon nga një qendër votimi te tjetra. Do i shfaqim, kemi filmime. Opozita në 14 maj votoi 600 mijë kundër kësaj qeverie. Rama vetëm me zarfin prej 50 mijë lekësh dërguar 600 mijë pensionistëve, blerje publike votash.
Bashkë me rritjen e rrogave ai preku mbi 800 mijë votues. Partia e Tom Doshit u rrit 240 % nga 2021 deri tani. Nëse ne nuk largojmë Ramën, të garantoj që edhe në 2045 ai po të jetë gjallë, në pushtet do të jetë”, është shprehur Berisha.