Një 55-vjeçar, Shpëtim Hyseni, është arrestuar në Komunën e Parisit në Tiranë gjatë ditës së sotme.
Mësohet se ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e ka dënuar me 1 vit burgim, për veprën penale “Mashtrimi”.
Gjithashtu bëhet me dije se 55-vjeçari, në vitin 2016, kur ka qenë trajner i një skuadre futbolli në Lezhë, i ka marrë një shtetasi, një shumë parash, me premtimin se do ta bënte pjesë të skuadrës së futbollit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme hetimore.