Drejtoria Antimafias Italiane ka zbatuar, me urdhër të Prokurorisë Publike të Romës, një urdhër ndalimi të lëshuar nga Gjykata e Romês, ndaj 8 personave (italianë dhe të huaj) të dyshuar rëndë se i përkasin një shoqate kriminale që vepron në Romë dhe në provincat e Foggia, Terni, Frosinone, Latina, L’Aquila dhe Viterbo.
Në veçanti dispozita e masës paraprake është dhënë në kuadër të operacionit “Shpirti”, pas hetimeve të kryera në periudhën nëntor 2019-mars 2020, të cilat kanë bërë të mundur grumbullimin e indikacioneve të rënda të fajit ndaj 5 personave me kombësi shqiptare, 2 italianë, 1 maqedonas, në lidhje me faturimin e sendeve të çmuara, shufra ari dhe orë me vlerë të madhe, të vjedhura pas grabitjeve të shumta në apartamente luksoze
Për çdo ngjarje kriminale është rikonstruktuar “modus operandi” i vjedhjeve (pothuajse gjithmonë në kohë gjatë natës, pas shërbimeve vëzhguese në objektivat e raportuara nga palët e treta të përfshira në rolin e “gjuajtêsve”), si dhe kanalet e marrjes së mallrave të vjedhura, të rishitura ilegalisht në brendësi të kryeqytetit.
Më tej, në të njëjtin kontekst, u konstatuan dhe dokumentuan disa shitje të lëndëve narkotike si marihuanë dhe kokainë, të cilat u zhvilluan midis Romës dhe Ternit, si dhe kultivimi i një plantacioni marihuanë të ndërtuar në një Rezervat Natyror në Bashkinë Nazzano Romano.
Ekzekutimi i operacionit “Shpirti” përbën zhvillimin e hetimeve të thelluara të nisura nga Drejtoria Antimafia e Qarkut dhe DIA Bari në lidhje me luftën kundër trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike nga Shqipëria në Pulia.
Masat paraprake – për të cilat u urdhërua arrest me burg – u kryen nga Drejtoria e Hetimit Antimafia me mbështetjen e Forcave të tjera Policore dhe Shërbimit për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në qytetin e Romës, zona Giardinetti, Ponte di Nona, Borghesiana, në Lagjja “Tor Bella Monaca” e karakterizuar nga një “dendësi kriminale” e konsiderueshme, në qytetin e Terni.