Në studion e emisionit “Me zemër të hapur’ në News24, vetëm pak ditë më parë ndodhi përballja e ashpër e çiftit nga Berati, prindër të tre fëmijëve, njëri prej të cilëve është me aftësi ndryshe.
Ka qene i moshuari babai i 43-vjeçarit dhe vjehrri i 40-vjeçares që ka kërkuar të bëhet pjesë e emisionit pasi sipas tij duke i dërguar një mesazh redaksisë së emisionit ka pohuar se di gjithçka te kësaj marrëdhënie dhe dëshiron të këtë hapësirë për të dhënë dëshminë e tij.
Ai shprehet nder të tjera se djali i tij ka bere maksimumin që mos të shkatërronte familjen dhe nga ana tjetër ai pohon se ka episode për të rrëfyer.