BallinaKronikeU ekzekutua me breshëri plumbash brenda në makinë, 38-vjeçari është nipi i...

U ekzekutua me breshëri plumbash brenda në makinë, 38-vjeçari është nipi i “Arapit të Sukthit”! Në mjet me viktimën, edhe shoku i tij

spot_img
spot_img

Fatjon Dervishi, i cili u ekzekutua me breshëri plumbash brenda automjetit në Sukth, është nipi i “Arapit të Sukthit”. Viktima ka qenë në automjet me shokun e tij kur i bë atentat.
38-vjeçari u dërgua në spital, por nuk i mbijetoi plagëve të marra. Ndërsa shoku i tij nuk u prek nga plumbat, duke shpëtuar mrekullisht.
“Në Katund, Sukth, tek shinat e trenit, nga persona ende të paidentifikuar është qëlluar me armë zjarri shtetasi F.D, 38 vjeç, i cili u transportua menjëherë në spital për ndihmë mjeksore, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital”, njoftoi policia.

Në ndihmë të Policisë vendore janë nisur dy grupe të Fnsh-së Tiranë.

Kush është “Arapi i Sukthit”:

“Arapit të Sukthit” është një personazh i njohur për drejtësinë.

Ai është person me precedent kriminal në trafikun e lëndëve narkotike dhe i skeduar për vrasje. ‘Arapi i Sukthit’ në vitin 1991 është akuzuar për vrasjen e A.Cyrbja.

Ndërkohë, viktima është banor i zonës Katund Sukth dhe nuk është person me precedent të mëparshëm penal.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular