29-vjeçari dardan e ka filluar mirë këtë sezon në Estadi Mallorca Son Moix (Palma de Mallorca), ku që në takimet e para po tregohet protagonist. Muriqi, në edicionin që kaloi i dha një dorë të madhe skuadrës në arritjen e objektivit mbijetesë. 15 gola dhe 3 asiste nuk janë pak për një ekip jo me pritshmëri të mëdha siç është Mallorca.
Sa i takon paraqitjeve me Kosovën (kualifikuese, shtator), lojtari shënoi 2 herë ndaj Zvicrës, ndërsa ndaj Rumanisë nuk ishte nata e tij, pasi sfida e Bukureshtit përfundoi pas vetëm 45 minutash për të, për shkak se u ndëshkua me karton të kuq.