Të tjera detaje kanë dalë mbi megaoperacionin e Policisë të zhvilluar mbrëmjen e sotme në disa qytete të vendit.
Gazetarja Klodiana Lala raporton për News 24 se të ndaluarit në këtë operacion u kapën në qytetin e Elbasanit dhe në atë të Lushnjës.
Gjithashtu mësohet se ky operacion ka ardhur pas bashkëpunimit të një të arrestuari me autoritetet, ku u lëshuan edhe 15 urdhër-arreste për persona të ndryshëm të përfshirë në ngjarje kriminale, pjesëtarë të grupit të Laert Haxhiut.
Bashkëpunëtori i Policisë, Artan Tafani, ka pranuar të rrëfejë gjithçka duke zbuluar një grup vrasësish me pagesë, të drejtuar nga Laert Haxhiu, të përfshirë në disa ngjarje.
Mes 6 vrasjeve të zbardhura mësohet se dy prej tyre kanë ndodhur në Greqi, ndërsa një tjetër në Tepelenë. Mes tyre janë zbardhur edhe pesë atentate me eksploziv.
Po ashtu bëhet me dije se urdhër arrestet janë lëshuar nga Prokuroria e Elbasanit, ndërsa më pas dosja do i kalojnë SPAK-ut për hetime më të thelluara.