BallinaKronikeEMRAT/ Plagosja me armë zjarri në Malësinë e Madhe, vjen reagimi i...

EMRAT/ Plagosja me armë zjarri në Malësinë e Madhe, vjen reagimi i Policisë! Zbulohen motivet e ngjarjes

spot_img
spot_img

Policia ka reaguar pas plagosjes me armë zjarri të ndodhur në Malësinë e Madhe gjatë mbrëmjes së sotme.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur në fshatin Demiraj pas një konflikti mes 3 personave, ku i plagosur dushohet se ka mbetur Emanuel Guri.

I riu ka marrë një plumb në shpatull, ndërsa mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq polica ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim autorin, Sadonel Bushataj.

Njoftimi i policisë:

Malësi e Madhe/Informacion paraprak

Rreth orës 20:50, në fshatin Demiraj, pas një konflikti për motive të dobëta mes shtetasve Emanuel Guri, e A. K., me shtetasin S. B., ka mbetur i plagosur me armë zjarri pistoletë jashtë rrezikut për jetën, shtetasi E. G., 28 vjeç.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.

Në vijim të veprimeve hetimore, u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme, shtetasi S. B., pasi dyshohet se gjatë konfliktit ka plagosur me armë zjarri shtetasin Emanuel Guri.

Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e shtetasit A. K, i përfshirë në konflikt.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular