BallinaRajoni“S’është hera e parë që Rama nuk e thotë të vërtetën”- Vuçiç:...

“S’është hera e parë që Rama nuk e thotë të vërtetën”- Vuçiç: Serbia shpalli ditë zie edhe për policin e vrarë! Të gjithë janë qytetarë të vendit tonë

spot_img
spot_img

Presidenti Aleksandër Vuçiç është shprehur se Serbia shpalli ditë zie për të gjithë të vrarët në Banjskë, si për shtetasit serb ashtu edhe për policin e Kosovës, Afrim Bunjaku.

Në një intervistë për emisionin Oko në RTS, Vuçiç komentoi deklaratën e kryeministrit Rama, duke theksuar se dita e zisë ishte për të gjithë viktimat.

“Serbia ka caktuar ditë zie për ngjarjet tragjike në Kosovë dhe Metohi, për vdekjen e të gjithë njerëzve. Nga pikëpamja e Kushtetutës së Republikës së Serbisë, të gjithë janë qytetarë të vendit tonë. Serbia ka ditë zie për tre serbët e vrarë dhe për policin e vrarë. Është një vendim i civilizuar, serioz dhe i përgjegjshëm. Edi Rama nuk po thoshte të vërtetën.

Është e vërtetë se komunat serbe në veri të Kosovës dhe Metohisë kanë shpallur ditë zie për serbët e vrarë. Ne shpallëm ditë zie për të gjithë të vrarët. Nuk është hera e parë që Rama nuk e thotë të vërtetën”, tha Vuçiç.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular