Shtyhet për në 3 tetor gjyqi ndaj ish-ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu.
Shkak u bë kërkesa e avokatëve të viktimave Dorjan Matlia për t’u njohur me materialet dhe listën e dëshmitarëve të dorëzuar nga mbrojtja.
Avokatët mbrojtës iu përmbajtën listës me 90 dëshmitarë mes tyre edhe personalitete të huaja ushtarake dhe politike.
Prokurori Arben Kraja u shpreh kundër këtyre emrave pasi sipas tij, Mediu akuzohet për një fakt penal konkret dhe jo nëse demontimi duhej bërë apo jo.
Avokati i viktimave kërkoi si dëshmitar të paraqitet edhe ish-kreu i bashkisë së Vorës Fiqiri Ismaili dhe Ifraim Diveroli dhe avokati ishte në të njëjtën linjë me SPAK për personalitetet e huaja të cilët sipas tij do zvarrisnin procesin.
Gjykata pritet të shprehet në seancën e radhës për listën e dëshmitarëve.