BallinaAktualitetShkarkohet nga detyra zv.ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Ilir Bejtja

Shkarkohet nga detyra zv.ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Ilir Bejtja

spot_img
spot_img

Zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Ilir Bejtja është shkarkuar nga detyra.

Raportohet se ky vendim është marrë nga Këshilli i Ministrave dhe ka hyrë në fuqi menjëherë.

Ilir Bejtja ka qenë edhe ish-deputeti i Partisë Socialiste.

VENDIM PËR LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Z. Ilir Bejtja, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

KRYEMINISTRI EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi ZËVENDËSKRYEMINISTRI  BELINDA BALLUKU

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular