I penduari i drejtësisë ka rrëfyer arsyet e tre prej vrasjeve të kryera nga grupi i Laert Haxhisë.
Ai ka rrëfyer për hetuesit se Çajup Selimi u ekzekutua sepse kishte lidhje intime me mamanë e një prej anëtarëve të grupit.
Ndërsa Fridman Xhaferraj u torturua për vdekje sepse i kërcënonte se do t’i denonconte në polici dhe do të tregonte krimet e tyre, sipas dëshmisë së siguruar nga gazetarja Klodiana Lala.
Në dëshminë e Leart Tafani ka rrëfyer se Albi Bashaliu është vrarë për motive gjakmarrje dhe sipas tij grupi u pagua 50 mijë euro.
Vëllai i Albi Bashaliut, Leonard Bashaliu akuzohet për se ka vrarë Ylber Xhahysën.
Ndaj Enriko Xhahysa, sipas të penguarit të drejtësisë, pagoi grupin e Laert Haxhiut për të ekzekutuar të riun, por mori edhe vetë pjesë në krim.