Detaje tronditëse dalin nga ngjarja tragjike në Greqi, ku një shqiptare u vra teksa po pastronte një makineri për grirjen e mishit në një dyqan në Messolonghi.
Makina grirëse e mishit i kapi flokët 50-vjeçares shqiptare duke e bërë copash. Dëshmitare e ngjarjes tragjike ishte vajza e saj 18-vjeçare, e cila punonte së bashku me nënën e saj.
“Vajza e saj doli në rrugë dhe bërtiste ‘ndihmë’”, thanë personat që ndodheshin aty.
Një kalimtar ka hyrë në dyqan dhe ka zbuluar tmerrin që kishte ndodhur.
Më pas vajza filloi të bërtiste, duke mos besuar se çfarë kishte ndodhur para syve të saj dhe u dërgua në spital në gjendje shoku.
Në vendngjarje shkuan shkuar policia, ambulanca dhe zjarrfikësja.
Raportohet se gruaja po pastronte makinerinë kur gabimisht iu kapën flokët, duke bërë që të copëtohej.
Trupi i saj është liruar nga makineria me shumë vështirësi, pak para mesnatës.
Gruaja prej dy vitesh jetonte në Mesolongji me dy fëmijët e saj, vajzën 18-vjeçare dhe djalin 10-vjeçar, kur u zhvendos nga Shqipëria, pas ndarjes me bashkëshortin. Sipas informacioneve, ajo jetonte në shtëpi edhe me nënën e saj.
Sipas banorëve që e njihnin, ajo punonte me të bijën nga mëngjesi deri në mbrëmje dhe pastronin dyqanet për të siguruar jetesën.