BallinaOP EDNjë betejë e pakërkuar, por e fituar me dinjitet

Një betejë e pakërkuar, por e fituar me dinjitet

spot_img
spot_img
Nga Abdulla Diku
Ngjarjet në veriun e Dardanisë treguan ca të vërteta që disa i shohin me syze miopësh, ca me filtra fotoshopi e ca të tjerë me ndjenja të legenosura inferioriteti se nuk ju doli ashtu siç ‘patën parashikuar’ për apokalipsin imagjinar.
Gjithsesi, meqenëse dje pata mundësinë të isha në Mitrovicë, dua të shpreh atë që pashë me sytë e mi. Gjithashtu prej thuajse një viti jam në Dardani dhe pretendoj se e njoh relativisht mirë të vërtetën për situatën atje;
1. Situata në veri është krejt e qetë. Mbi lumin Ibër qarkullimi më dy anët e urës është normal. Madje dhe prania e policisë është shumë e kufizuar, ndryshe nga sa ka qenë apo është paraqitur më parë (mjete të blinduara rëndë dhe të shumtë në numër qëndronin mbi urë). Mbase mund të ketë tension tek popullata por në fakt duket se jeta vazhdon krejt normalisht më dy anët e lumit. Logjika të thotë që s’ka asnjë famljar në botë që këkron luftë e konflikte. Popullata minoritare në veri don të jetojë e punojë në paqe, ndryshe nga ata që i përdorin si mish për top për qëllime nacionaleiste apo përfitime financiare personale.
2. Policia e Dardanisë është trupa më profesionale në Ballkan. E mirëtrajnuar dhe pajisur po ashtu më së miri, në një kohë rekord arriti të shpëtonte jetën e pelegrinëve në manastir. Asnjë pengmarrje apo plagosje ndër stafin e manastirit dhe pelegrinët. Besoj e imagjinoni si do dukeshin në sytë e krejt botës qeveria dhe vetë Dardania në rast të një vrasje apo më keq, të një masakre në manastir. E sigurt është që veriu do ishte humbur pa kthim…
3. Qeveria në Dardani ka qenë konsistente që nga fillimi, lidhur me situatën dhe dialogun me ndërkombëtarët. Me argumenta dhe duke qëndruar fort në parimet e veta, fati deshti që ngjarja në Banjskë ti japë 100% të drejtë qeverisë, duke ekspozuar fytyrën e vertetë të shovinizmit provincial. Si e tillë, qeveria ka tashmë gjithë të drejtën e botës të zhvillojë pikpamjet e veta në bashkëpunim të ngushtë me faktorin euro-atlantik. Të gjithë ata që e tregonin me gisht si intolerante, gënjeshtare, etj etj. duhet të fusin kokën mes këmbëve e të bëjnë prapaktheu, pasi kuptuan menjëherë se si qëndron e vërteta. Tashmë dhe këta shtete e persona janë pozicionuar haptazi në mbështetje të qeverisë (siç duhet të jenë në fakt).
Dardania është vërtet vend i vogël e shtet i ri, por dinjiteti dhe forca e dardanëve është e jashtëzakonshme. Janë gjysma jonë më e mirë. Megjithëse njollat e gjakut të pafajshëm dhe heronjve janë ende të freskëta, deri më sot nuk i ka bërë aspak hakmarrës. Minoriteti ka të gjitha të drejtat (shumë më shumë se në çdo vend tjetër) dhe s’ka pse dhe si të ruhet nga dikush tjetër përveçse strukturave shtetërore. Forca paqeruajtëse që po “ftohet me ngulm të verë rregull në veri” tani, është zbythur disa herë prej forcave të errëta të irredentizmit shovinist në veri. Kufiri që kontrollohet prej asaj force është thyer e shkeluar sa herë ështe dashur për të trafikuar armët dhe mjetet e kapura në Banjska. Krejt ndryshe u paraqit situata me rastin e një ndërhyrje aq profesionale të FSK në një situatë delikate që nëse do keqmenaxhohej do i vinte flakën rajonit.
Tani, gjëja më e mirë që faktori shqiptar duhet të bëjë në rajon është unifikimi. Duhet mbështetur pa asnjë lloj ekuivoki qeveria legjitime në Dardani. Ajo qeveri duhet të jetë strumbullari i çdo mendimi, strategjie, e veprimi këtu e në vijim. Të tjerët veç duhet ta ndjekin, duke e mbështetur fort e duke ju bërë zë i fuqishëm në botë.
Mbajtja e qëndrimeve të dyzuara, dhe në sintoni të plotë me agresorin historik, është një gabim i madh dhe rikthim në vitin zero për Dardaninë. Gabime të tilla në qëndrime janë të patolerueshme dhe me pasoja katastrofike për kombin. Thika pas shpine e ‘vllaut’, vret shumëfish e kjo s’duhet të ndodhte e s’duhet të ndodhë kurrë.
Napoleoni thotë; ‘Mos e ndërprit armikun teksa po gabon’. Qeveria Dardane pikërisht këtë gjë bëri lidhur agresionin e pakërkuar në veri. Përfitoi prej sajë dhe sot është e pastër e më krenare se kurrë për të drejtën hyjnore e legjitime të sajë.
Sa për Dardaninë, ajo ka fituar një betejë shumëdimensionale, dhe aspak të kërkuar prej sajë.
‘As dëshmorët e Dardanisë, sikur të ngrihen sot nga varret nuk kanë të drejtë të falin tokë këtu’ – Albin Kurti
Në foto: ura mbi lumin Ibër
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular