BallinaKronike“Ose do të jesh e imja, ose e askujt tjetër”- Klodiana Vefa...

“Ose do të jesh e imja, ose e askujt tjetër”- Klodiana Vefa ekzekutua nga ish-burri, përballja e fëmijëve me ngjarjen tragjike: Vrapo, mami ka vdekur

spot_img
spot_img

Detaje tronditëse dalin nga vrasje e shqiptares Klodiana Vefa me publik në kokë para shtëpisë së saj në via Galvani, në Castelfiorentino pranë Empolit.

Autori i dyshuar i krimit, ish-bashkëshorti i saj, Alfred Vefa, është ende në kërkim. Ish-çifti ishin prindër të dy fëmijëve dhe xhelozia dyshohet se është shkak i krimit të rëndë.

Ka qenë vajza 14-vjeçare e ish-çiftit që është përballur me ngjarjen tragjike dhe më pas ka lajmëruar vëllain e saj të madh që po flinte gjumë: “Vrapo, mami ka vdekur”.

Mësohet se lidhja mes Alfredit dhe Klodianës kishte marrë fund prej rreth gjashtë vitesh dhe ajo kishte nisur një marrëdhënie tjetër.

Ish-bashkëshorti i saj i kishte  shkuar disa herë në punë për t’i thënë që t’i jepte fund lidhjes.

Më tej, bashkëshorti e kërcënonte shpesh gruan me fraza të tilla si: “Të numërohen ditët”, “Ose do të jesh e imja ose e askujt”, sipas mediave italiane.

Gjithashtu mësohet se viktima e dinte prej disa vitesh që ai kishte një armë pa leje, por nuk kishte frikë.

“Klodiana ishte punëtore, një grua e mrekullueshme. Para disa vitesh ajo më në fund arriti të ndahej nga i shoqi, një burrë jo i mirë. Një njeri i dhunshëm. Të gjithë e dinim. Ai kishte guxim”, tha një mikeshë e Klodiana Vefës për LaPresse.

“Ai i ushtronte dhunë të fortë psikologjike: ajo ndryshoi krejtësisht kur ishte me të. Ai njeri ishte vërtet i frikshëm. Por ajo kurrë nuk e kishte denoncuar, ajo gjithmonë përpiqej ta zgjidhte vetë. Zgjati shumë”, thotë miku.

“Nuk e di pse e pranoi takimin e fundit. Këtë s’duhet ta bënte kurrë…”, nënvizon ajo. “Dhe më pas ai kishte filluar një jetë të re, kishte një grua tjetër. Nuk e kuptoj se çfarë e shtyu në atë gjest. Ishte një ekzekutim. Ai do të përpiqet të arratiset, ndoshta do të kthehet në Shqipëri”.

Alfred Vefa është larguar pa para dhe dokumente duke e lënë portofolin në shtëpi.

Edhe pse të divorcuar prej vitesh, sipas mediave italiane, ata jetonin së bashku në të njëjtën banesë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular