Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur gjatë ditës së djeshme në Greqi, ku një 50-vjeçare shqiptare u copëtua teksa po pastronte një grirëse mishi, në vendin ku punonte.
Mediat greke kanë zbuluar edhe postimin e saj të fundit në rrjetet sociale, i cili ishte i shkruar në gjuhën shqipe.
“Është e vështirë të presësh diçka, që mund të mos ndodhë kurrë. Por është edhe më e vështirë të heqësh dorë nëse kjo është e vetmja gjë që dëshiron”, kishte shkruar 50-vjeçarja.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ku humbi jetën 50-vjeçarja ndodhi para syve të vajzës së saj.
Policia, në kuadër të hetimeve, ka arrestuar pronarin dyqanit ku mbeti i vdekur të premten mbrëma 50-vjeçarja.
Sipas policisë, ai akuzohet për një ‘aksident industrial me pasojë vdekjen e nga pakujdesia’.
Sipas policisë, 50-vjeçarja në një moment ka shkuar për të pastruar një grirëse mishi dhe në rrethana që po hetohen, fillimisht i kanë ngecur flokët dhe më pas, kur 50-vjeçarja tentoi të çlirohej, edhe dora e saj u kap në makinën e mishit.
Menjëherë më pas është njoftuar Zjarrfikësja, për nxjerrjen e gruas, ndërsa është dërguar në spital, ku mjekët kanë konstatuar vdekjen e saj.