Mina HYSA
Credins Bank, është një ndër bankat lider në treg ku veç shërbimit të duhur që iu ofrohet klientëve të cilët mbeten të kënaqur nga marrdhënia në të gjithë format e kontaktit më bankën e tyre si online apo dhe me praniën fizike në sportele, mbështetja e aktiviteteve kulturro dhe sociale me impact në public ka gjetur mbështetjen e Bankës gjatë vitit 2023. Credisn Bank nuk I është shmangur aspak përgjegjësisë sociale, por përkundrazi ka mundësuar mbështetjen e sa më shumë aktiviteteve të tilla për këtë qëllim. Startneës.al, do të sjell në vëmendje të publikur dhe lexuesit të tij të gjithë mbështetjen që banka ka dhënë duke nisur nga 13 janari deri tek aktiviteti I fudnit me 26 shtator.
CREDINS BANK MBËSHTET PËRGJATË GJITHË VITIT EKIPIN E PARTIZANIT TË BASKETBOLLIT PËR FEMRA
Credins Bank mbështet përgjatë gjithë vitit ekipin e Partizanit të basketbollit për femra. Ekipi është në vend të parë në Ligën Unike të femrave (Liga Bashkëkombëtare Shqipëri- Kosovë), finalist i Superkupës së Shqipërisë për sezonin e ri, si dhe është duke fituar për herë të parë mbas 2 vitesh të gjitha ndeshjet ndaj ekipeve të Kosovës. Krenarë që po mbështesim një ekip të shkëlqyer vajzash të talentuara, pretendent për të gjitha trofetë në vend. Credins Bank mbetet përherë suport për sportin dhe profesionistët e rinj në këtë fushë.
PRANVERË NË CREDINS!
Mars, muaji i pranverës, luleve dhe begatisë por jo vetëm…! Është muaji i riminishencës, i disa misioneve të mëdha që lidhen ngushtësisht me evoluimin njerëzor në tërësi, e të gruas në veçanti. Jemi në prag të disa datave të shënuara, e një ndër to edhe 8 Marsi. Një datë e cila i thërret memories kolektive, mbi emancipimin e gruas dhe evolucionit të saj në të gjitha sferat e jetës.
Si muaj i krijimtarisë apo eventeve, Banka Credins ndjek traditën mbi mbështetjen e plotë të artit, kulturës, edukimit apo promovimit në çdo fushë që kontribuon në zhvillimin e komunitetit. Me filozofinë që arti dhe kultura zgjojnë gene për të patur një botë sa më të zhvilluar dhe emancipuar, përgjatë këtij muaji Banka Credins është transformuar sërish në një ekspozitë arti, ku çdo klient do të këtë mundësinë të shohë krijimet pranverore të artistes Olsjana Ajdini. Një bashkëpunim që banka ka vendosur ta ketë si eventin e saj ekskluziv mbi promovimin e çdo artisti të talentuar e për më tepër për ti dhënë jehonë akoma dhe më shumë kur këto krijime vijnë në një muaj kur na kujtojnë se gruaja është promotori i vërtetë i mençurisë dhe bukurisë…
Lunariaa.eu, është themeluar në muajin Maj 2019 nga Olsjana Ajdini, një grua e talentuar dhe e apasionuar pas artit të natyrës. Lindja e idesë për të mbledhur lule natyrale, përpunuar dhe më pas për ti shëndruar ato në vepra arti, lindi jo thjesht për të patur një sipërmarrje, por mbi të gjitha për dashurinë që kishte mbi natyrën, të bukurën dhe brishtësinë që ka i gjithë procesi i punës në tërësi.
Olsjana është gruaja tipike, që përveç angazhimit në vetë-sipërmarrjen, është edhe një nënë e përkushtuar në rritjen e fëmijëve të saj, ku kohën e ndan mes pasionit për punën dhe prindërimit. Suksesin ja dedikon përkushtimit dhe ambicjeve për të qënë gjithmonë e angazhuar me gjërat që e lidhin figurën e saj ngushtësisht me talentin, pasionin dhe përkushtimin.
Lunariaa.eu është tashmë një biznes i ngritur dhe i zhvilluar nga gra dhe vajza të talentuara, ku punën e tyre e konsiderojnë si arti i natyrës…
Të organizuara në dy ekipe, gjejnë frymëzimin për ta promovuar biznesin në “Floëer Café” një ambient i dekoruar plotësisht me lule natyrale të balsamosura. Çdo punim është i bazuar në realizimin me dorë, me lule natyrale të thara të cilat, janë mbledhur nga zona të ndryshme të vendit për të kaluar më pas në procese të ndryshme përpunimi deri në fazën finale ku ato kornizohen në formën e një pikture si vepër arti. Ekipi i parë, përbëhet nga artizane të cilat, bëjnë punën e dorës dhe e kurojnë atë në çdo detaj për çdo vepër që prodhon punishtja. Ndërkohë ekipi i dytë janë vajzat e “Floëer Café” të cilat, promovojnë punimet e artit. “Floëer Café” është një shoëroom ku çdokush mund të shijojë një kapuçino me trëndafil, rrethuar nga oazi shumëngjyrësh i pikturave me lule të varura në mure.
Nëse ndihesh HiTech dhe inspiron të lundrosh në botën e teknologjisë, je fiks në eventin e duhur!
CREDINS MBËSHTET “ËORLD MARKETING FESTIVAL”
#15Mars, “Ëorld Marketing Festival”, eventi më i madh i teknologjisë , me të ftuar special për të ndarë eksperiencat e tyre mbi risitë më të fundit që ofron bota digjitale.
Të lumtur për partneritetin me Albania Economia, mbi mbështetjen e eventeve që sjellin zhvillimin teknologjik në të mirë të komunitetit.
Jetojmë në një botë digjitale ku Credins Bank është promotor i teknologjisë në shërbimet që ofron!
CREDINS BANK PARTNER KRYESOR I KOMITETIT OLIMPIK KOMBËTAR SHQIPTAR
Credins Bank do të jetë partneri kryesor i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, në të gjitha akivitetet sportive që do të zhvillohen përgjatë vitit 2023-2024. Credins Bank e konsideron mbështetjen për fushën e sportit si pjesë të politikave të saj të përgjegjësisë sociale, si dhe detyrim moral ndaj komunitetit ku operon. Kontributi për sportin, është mënyra më e mirë që të rinjtë të kenë mundësinë për ta zhvilluar veten në aspektin personal dhe të rrisin aftësitë e tyre profesionale në rang kombëtar dhe ndërkombëtar.
Bëj sport, ndihu sport!
CREDINS AKORDON ÇMIMET PËR FITUESIT E KONKURSIT TË “JAVËS GLOBALE TË PARASË”
Në kuadër të “Javës Globale të Parasë”, u organizua sot ceremonia e rastit pranë ambienteve të Bankës së Shqipërisë. “Java Globale e Parasë” është një eveniment botëror që synon të edukojë dhe sensibilizojë brezat e rinj mbi konceptet ekonomike, sistemin e menaxhimit të financave, investimin e parave, etj.
Qëllimi i këtij eventi është ndërgjegjësimi i të rinjve për të patur një kulturë administrimi të financave të tyre, për një të ardhme më të mirë.
Edhe këtë vit, Credins Bank akordoi çmimet për fituesit e konkursit të zhvilluar me rastin e “Javës Globale të Parasë”, me temën “Administro paratë e tua, kultivo të ardhmen tënde!”, një konkurs ky i zhvilluar në rang vendi për klasat e VIII.
Edukimi, është rruga drejt suksesit!
CREDINS MBËSHTET “TIRANA ART FEST”
Credins bank, zëri i rinisë, promotori i vlerave të artit dhe kulturës. Mbështesim sërish të rinjtë e qytetit tonë, për të shfaqur talentin e tyre në shumë disiplina, në eventin më të madh rinor “Tirana Art Fest”. Ne jemi gati për të bërë “tifon” tonë. Po ju, cilën shkolle ju përfaqësoni dhe kë mbështesni më shumë?
CREDINS BANK, PËRGJATË PANAIRIT TË PUNËS NË FAKULTETIN E EKONOMISË, UNIVERSITETI I TIRANËS
Sot Credins Bank, përgjatë Panairit të Punës në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës duke mirëpritur ata të cilët e kanë bërë zgjedhjen e tyre.
Ne jemi aty për t’i mbështetur dhe orientuar mbi politikat tona të punësimit. Shumë të rinj të talentuar e shohin Credins vendin e duhur për të nisur një karrierë të suksesshme.
Krenarë që të jemi pasaporta e së ardhmes!
CREDINS SMART PARK, NJË PIT STOP I RELAKSIT NË NATYRË!
Inagurohet sot “Parku-Smart Credins”, si një projekt i veçantë për kryeqytetin e Tiranës. Me një dizajn modern, parku do të ofrojë internet falas (free wi-fi) dhe mundësinë e karikimit të telefonit. Në bashkëpunim edhe me Bashkinë e Tiranës, janë mbjellë 20 pemë, për t’i shtuar kështu kryeqytetit më shumë gjelbërim.
CREDINS MBËSHTET EKIPIN E BASKETBOLLIT PËR VAJZA PARTIZANI BASKET
Me energji super dinamike dhe me një lojë brilante, vajzat e ekipit të basketbollit fituan denjësisht kupën e Ligës Unike. Pasionante në lojë, vajzat e Partizanit treguan dominancën e tyre, për të mbajtur tashmë titullin e kampioneve.
Credins Bank është një nga mbështetësit kryesorë të skuadrës Partizani dhe shumë aktiviteve të tjera sportive, duke qenë gjithmonë promotori i vlerave për të rinjtë.
CREDINS MBËSHTET “PETRELA TRAIL RUNNING”
Maratona “Petrela Trail Running”, sporti i bukur i atletikës, u zhvillua për të dytin vit si një eksperiencë unike, ku çdokush pati mundësinë të eksploronte bukuritë e Petrelës.
Credins bank iu bashkua këtij aktiviteti, për të na rikujtuar se sporti është energjia e vërtetë që na mban vital gjithmonë!
CREDINS BANK MERR PJESË NË PANAIRIN “WORK & STUDY”
“Work & Study”, panairi i mundësive për punësim, ku Credins bank mirëpriti të gjithë të interesuarit që e shohin institucionin tonë si investimin dhe opsionin më të mirë për karrierën e tyre!
CREDINS BANK MERR PJESË NË PANAIRIN “DITËT E BUQËSISË 2023”
U organizua sot panairi më i madh dhe më i rëndësishëm i agrikulturës në vend. “Ditët e Buqësisë 2023” u prezantua edhe këtë vit me pjesëmarrjen e shumë bizneseve, duke sjellë dhe ofruar mundësi të ndryshme për konsumatorët.
Credins bank si gjithmonë ishte pranë klientëve, me produkte dhe oferta fleksibël për çdo fermer.
CREDINS BANK MERR PJESË NË PANAIRIN E PUNËS NË UNIVERSITETIN EPOKA
Japim sërish kontributin tonë për të mbështetur të gjithë të rinjtë që duan ta krijojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri.
Panairi i Punës nga Universiteti Epoka dhe Credins bank, iu dha sot mundësinë të njihen me disa nga kriteret dhe politikat e punësimit, për ta nisur karrierën e tyre në një vend prestigjoz në fushën bankare, siç është Credins bank.
CREDINS BANK DHURON GJAK!
Humanizmi, vlera më fisnike e njerëzimit!
Dhurimi i gjakut është një akt human, i cili shpëton jetë njerëzish. Stafi i Credins bank u angazhua sot për të dhuruar gjak, për të ndihmuar dhe përmirësuar sadopak jetën e fëmijëve talasemik, të cilët kanë nevoja të menjëhershme për transfuzion gjaku.
Credins bank i përgjigjet “PO” çdo kauze humane!
CREDINS BANK MBËSHTET “ALBANIA OPEN”
“Albania Open” – eventi special i Aeronautikës Shqiptare, aty ku adrenalina nuk njeh limite.
Përgjatë fundjavës, u zhvillua në pjesën e bregdetit Jonian një spektakël i veçantë i parashutizmit, ku pjesëmarrësit patën mundësi të shohin nga hapësira perlat e rivierës shqiptare. Edhe këtë vit, Credins bank mbështeti aktivitetin i cili, vjen edhe si një formë promovimi që i bëhet turizmit në Shqipëri.
CREDINS BANK MBËSHTET KONKURSIN “BIZNESE TË GJELBËRTA”
Ndër vite Credins bank në partneritet me Partners Albania, është pjesë vlerësuese e konkursit “Biznese të Gjelbërta”.
Një javë intensive, ku shumë biznese shpalosën ide inovative dhe mjaft kreative në shërbim të përmirësimit të cilësisë së jetës së komunitetit.
Credins bank, gjithmonë e gatshme për të promovuar dhe iniciuar politika ndërgjegjësuese për të ndihmuar bizneset e reja, që sjellin ide të qëndrueshme në mbrojtje të mjedisit dhe të zhvillimit në tërësi të komunitetit.
CREDINS MBËSHTET PROJEKTIN MICE
Arkitektë, dizenjues, aktivistë, ishin pjesë e kurorëzimit të konferencës më të rëndësishme mbi promovimin e turizmit në Shqipëri dhe vlerave të saj. MICE edhe këtë vit, promovoi zhvillimin dhe potencialin infrastrukturor që Shqipëria ka në zhvillimin e industrive të eventeve, konferencave, turizmit, etj.
Credins bank është një nga partnerët kryesorë që mbështet projekte të medha si MICE, që e sjellin Shqipërinë në dimensione komunikimi dhe projektimi në nivele europiane.
CREDINS BANK MERR PJESË NË PANAIRIN E PUNËS PRANË UNIVERSITETIT EUROPIAN TË TIRANËS
Në panairin që u zhvillua sot nga Universiteti Europian i Tiranës, Credins bank, mirëpriti sërish në stendën e saj studentët që sektorin ekonomik e kryesisht atë bankar, e shohin si investimin më të mirë për të ardhmen e tyre.
Credins është banka që karrierën e të rinjve e ka në prioritet e politikave të saj, duke investuar gjithmonë në forma të ndryshme për t’ju dhënë mundësi të investojnë në vendin e tyre.
CREDINS MBËSHTET “TIRANA ART FEST”
U zhvillua finalja e “Tirana Art Fest”, eventi kulturor më i madh rinor. Për disa javë, gjimnazet e Tiranës patën mundësi të performonin në disiplina të larmishme. Talentet rinore u vlerësuan me çmime të ndryshme, për t’i inkurajuar për artin e tyre.
Credins bank e mbështeti këtë event, duke qenë gjithmonë një model frymëzimi dhe inspirimi për ta.
CREDINS BANK, ÇEL EKSPOZITËN “ARTI NË RRUGËTIMIN TONË”
Pranë zyrave qendrore të Credins bank, u çel ekspozita “Arti në rrugëtimin tonë”.
Një mbrëmje artistike e veçantë, me të ftuar special të fushës së artit e kryesisht atij figurativ. Kjo ekspozitë erdhi si pjesë e përcaktuar e aktiviteteve kulturore për 20-vjetorin e Credins bank. Credins bank, lajtmotivi i kulturës shqiptare! Më poshtë do të ndiqni kronikën speciale në Top Channel për emisionin kulturor “Artkand”.
CREDINS MERR PJESË NË PANAIRIN “DUA TË PUNOJ!”
“Dua të punoj!” Një panair që përveç dëshirës për të punuar, vjen edhe me një kauzë të veçantë. Credins bank mirëpriti në stendën e saj panairin e parë për zhvillimin e karrierës, që iu drejtohet personave me aftësi të kufizuar. Politikat e Credins bank janë gjithmonë ndërgjegjësuese për kauza të cilat, mundësojnë intergrimin e tyre për t’u socializuar pa kushte në punë, shoqëri e kudo.
CREDINS MBËSHTET KOMITETIN OLIMPIK KOMBETAR SHQIPTAR (KOKSH)
Vazhdojnë aktivitetet sportive me energji super dinamike dhe lojë brilante mes ekipeve të volejbollit në shkollat e mesme. Credins bank promovon sportin duke mbështetur të rinjtë që shfaqin talentin e tyre në disiplina të ndryshme. Së shpejti, mbahet finalja e madhe në disiplinën e basketbollit dhe përgjatë vitit do të zhvillohen edhe shumë aktivitete të tjera sportive nën kujdesin e veçantë të Komiteti Olimpik Kombetar Shqiptar (KOKSH).
CREDINS BANK ORGANIZON TAKIM ME 15 ORGANIZATA TË SHOQËRISË CIVILE
Credins bank organizoi pranë ambienteve të saj takim me 15 organizata të shoqërisë civile, për të diskutuar rreth strategjive dhe objektivave korporative që banka ka ndërmarrë në projektet e saj sociale. Modeli që Credins bank ka sjellë mbi ndërgjegjësimin dhe zhvillimin e shoqërisë, është një shembull konkret, me impakt në komunitetin vendas. Në partneritet me fondacionin Credins dhe Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim, të ftuarit u informuan në takim mbi të vetmen platformë crowdfunding në Shqipëri, Smile.al, si një mundësi për prezantime projektesh dhe mbledhur fonde nga publiku.
CREDINS MBËSHTET EVENTIN ARTISTIK “MUZA”
“Muza”, eventi artistik që solli në vëmendje traditën me motivet e bukura shqiptare 🇦🇱. Një kompeticion i fashion-dizajnit, ku elementet etnografikë spikatën në çdo performancë.
I gjithë eventi erdhi edhe si një promovim mbi turizmin, inovacionin dhe kreativitetin. Konkurrentët nga të gjitha trevat shqipfolëse sollën punimet e tyre unike në dizajn. Credins bank e mbështeti këtë projekt me vlera kulturore, duke e kthyer qytetin e Tiranës në pasarelën e bukur të artit modern dhe atij tradicional.
Vitore Ndreca u vlerësua me çmimin special nga Credins bank, punimet e të cilës spikatën për detajin e veçantë tradicional të trajtuar me mjeshtëri.
KONCERTI ELVANA GJATA MEET & GREET – CREDINS BANK & MASTERCARD
Super event special me Elvana Gjata!
Nën një atmosferë fantastike dhe ekzaltuese, fansat patën mundësi të takonin live pop-divën. Të gjithë adhuruesit patën mundësi të bënin foto dhe merrnin autografe nga idhulli i tyre. Dhurata të ndryshme speciale u dhuruan për të gjithë pjesëmarrësit, të mundësuara eksluzivisht nga sponsori zyrtar Credins bank. Credins ju mirëpret në stadiumin “Air Albania” sot në eventin “Dekada”. Elvana Gjata është gati të ndezë dritat e skenës!
CREDIS MBËSHTET OLIMPIADËN BALLKANIKE E MATEMATIKËS PËR TË RINJ – JBMO 2023
U finalizua me sukses Olimpiada Ballkanike e Matematikës për të Rinj – JBMO 2023. Ky event u organizua me shumë përkushtim në Shqipëri nga Shoqata Shqiptare e Matematikës – AMA. Vendi ynë mori tre medalje bronzi, nga nxënësit e talentuar Sigi Zalla – Durrës, Jamarbër Rushitaj – Vlorë dhe Ajsel Budlla – Tiranë. Si një projekt i përmasave të mëdha në fushën e arsimit, ky aktivitet u mbështet nga Credins bank. Promotore në çdo event rinor kur bëhet fjalë për të investuar në fushën e arsimit, invovacionit dhe mbeshtetjen e talenteve, Credins është banka që i ka dhënë gjithmonë vëmendjen absolute.
CREDINS MBËSHTET KAMPIONATIN EUROPIAN UNIVERSITAR TË FUTBOLLIT
Kampionati Europian Universitar i Futbollit, zhvilluar për disa ditë në Tiranë, pati një jehonë suksesi si në organizim ashtu edhe në të gjithë atmosferën festive të bukur që krijoi. Larmi teknikash në futboll nga djem dhe vajza të 28 universiteteve të ndryshme, krijuan dinamizëm në 360 gradë. Më shumë se 600 studentë morën pjesë ne këtë turne të nivelit të lartë sportiv. Credins bank, gjithmonë partnere kur bëhet fjalë për aktivitete që promovojnë vlerat e Shqipërisë!
CEREMONIA E LANÇIMIT TË LISTIMIT TË TITULLIT TË PARË KORPORATIV, NË BURSËN SHQIPTARE TË TITUJVE ALSE
Ditën e djeshme u zhvillua ceremonia e lançimit të Listimit të Titullit të Parë Korporativ, në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE. Një ngjarje kjo historike dhe shumë e rëndësishme për ekonominë e Shqipërisë. Ky zhvillim i rëndësishëm që vjen si alternativë përfitimesh në zhvillimin e biznesit, në emetimin e instrumenteve të tregut të kapitaleve, u mundësua falë kontributit të jashtëzakonshëm vizionar edhe të Credins bank, si një nga aksionerët kryesorë të bursës ALSE. Të ftuar në këtë event ishin personalitete si: Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj; Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko; Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Ervin Mete; anëtarë të Komisionit parlamentar të Ekonomisë, si dhe disa prej drejtuesve dhe sipërmarrësve më të mëdhenj në vend. Suksese bursës ALSE dhe shpresojmë që pas obligacioneve të para, të mund të listojmë tituj të tjerë korporative.
CREDINS MBËSHTET REALIZIMIN E AKTIVITETIT TË DITËS SË PAVARËSISË SË AMERIKËS
Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Amerikës, u zhvillua nje aktivitet shoqëruar me muzikë dhe elementë të tjerë festiv tërësisht në stilin amerikan. Credins bank, si anëtare e American Chamber of Commerce in Albania, mundësoi në realizimin e këtij aktiviteti, i cili krijoi një atmosferë të bukur, duke kulmuar me fishekzjarrë të ndryshëm nën ngjyrat e flamurit amerikan.
CREDINS MBËSHTET “RICKY MARTIN SYMPHONIC”
Super koncerti madhështor, që ndezi sheshin Skëndërbej nga portorikani Ricky Martin, ishte një tjetër sukses artistik, i mbështetur nga Credins bank. Koncerti maratonë “Symphonic” ekzaltoi jo vetëm publikun shqiptar, por edhe shumë të huaj, turistë që kishin ardhur për të vizituar Shqipërinë në këto ditë të nxehta vere.
CREDINS MBËSHTET EKSPOZITËN “NDRIÇO EDUKIMIN E TYRE”
“Ndriço Edukimin e Tyre”, ekspozita më e re artistike, e cila vjen si bashkëpunim mes SOS Fshatrat e Fëmijëve dhe Credins bank. Mbledhja e të ardhurave nga shitja e pikturave, do të përdoret për blerjen e mjeteveshkollore në proçesin mësimor 2023-2024. Pikturat kanë tematika të veçanta, tregojnë ndjesitë dhe botëkuptimin e tyre të dëlirë. Fantazia e pasur e fëmijëve shprehet në çdo pikturë, duke ju përfshirë në një gjendje të bukur emocionale. Ndihemi krenarë që mbështesim nisma të cilat kanë një impakt sa pozitiv, aq edhe zhvillues për komunitetin tonë. Bli një pikturë dhe mbështesni kauzën e rëndësishme mbi arsimimin e këtyre fëmijëve!
CREDINS MBËSHTET “VJOSA RIVER VOLLEY”
Një tjetër aktivitet sportiv u zhvillua në qytetin e bukur të trëndafilave, Përmet. Kampionati veror i volejbollit “Vjosa River Volley” mirëpriti për të tretin vit profesionistë dhe amatorë nga rajoni i Ballkanit. Nën moton “Argëtohemi me Vjosën, mbrojmë Vjosën”, eventi që bëri për vete shumë turistë, erdhi si promovim mbi traditat kulturore të qytetit të famshëm të glikosë. Ky aktivitet jo vetëm sportiv por edhe kulturor, u mbështet nga Credins bank, duke i dhënë gjithmonë vëmendje vlerave të trashëgimisë kulturore-historike.
CREDINS MBËSHTET KONCERTIN E DJ SVEN VÄTH
Fundjavë elektrizuese me ritme techno në Tiranë. Sven Väth, DJ me famë ndërkombëtare solli ngjyra muzikore, duke e shndërruar Parkun Europa, në arenën e argëtimit pakufij… Ky event u mundësua nga një tjetër bashkëpunim i suksesshëm i Credins Bank & Mastercard Albania!