Një 50-vjeçare shqiptare është copëtuar nga një makineri për grirjen e mishit, teksa po përpiqej ta pastronte.
Ngjarja tragjike ndodhi mbrëmjen e së premtes në Mesolongji. Mësohet se viktima po pastronte makinerinë e mishit, por ajo i ka kapur flokët duke i bërë copash trupin.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në sy të vajzës së saj, e cila ka nisur të bërtasë.
Nënë e bijë raportohet se punonin duke pastruar dyqane.
Gruaja jetonte në Mesolongji me dy fëmijët e saj, vajzën dhe djalin 10-vjeçar, dy vitet e fundit, ku u zhvensos pas largimit nga Shqipëria, pas ndarjes me bashkëshortin.
“Ishte një grua shumë e mirë, punonte nga mëngjesi në darkë së bashku me të bijën duke pastruar dyqanet, për të fitur bukën e gojës”, tha për protothema.gr një banor i lagjes.