Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) mori përgjegjësinë për sulmin vetëvrasës të nisur mëngjesin e sotëm në Ankara, përballë ndërtesës së Ministrisë së Brendshme.
Sipas lajmeve në faqet e afërta me organizatën, mësohet se sulmi është kryer nga dy militantë.
“Një akt sakrifice u krye kundër Ministrisë së Brendshme turke nga një grup i lidhur me Brigadën e të Pavdekshmëve”, tha grupi i armatosur për median e lidhur me kurdët.
PKK është klasifikuar si organizatë terroriste nga Turqia dhe shumë vende perëndimore.
Presidenti turk denoi sulmin, duke thene se persona te poshtër synuan të kërcënonin sigurine e vendit, por nuk ja arriten.
“Terroristët nuk do t’i arrijnë kurrë qëllimet e tyre”, tha presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan sot para parlamentit, pak orë pas sulmit me bombë para Ministrisë së Brendshme.