BallinaKronikeRrjedhja e gazit në pikë karburanti në Tiranë, arrestohet administratori dhe dy...

Rrjedhja e gazit në pikë karburanti në Tiranë, arrestohet administratori dhe dy punonjësit. Ja si shoferi i autocisternës çau tubin teksa parkonte

spot_img
spot_img

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës, pas rrjedhjes së gazit në një pikë karburanti në zonën e Shkozës në kryeqytet.

Sipas raportimeve nga policia, mësohet se në pranga kanë rënë administratori i karburantit në Shkozë, 58 vjeçari me iniciale A.Ç., si dhe dy punonjës të tjerë,  shtetasi me iniciale Xh. R., 38 vjeç, (menaxher i subjektit), dhe shtetasi me iniciale M. H., 54 vjeç, (shofer).

Blutë bëjnë me dije se rrjedhja e gazit është shkatuar ndërsa shtetasi me iniciale M. H., duke parkuar automjetin autocisternë në këtë subjekt, ka dëmtuar një tub dhe si pasojë është shkaktuar rrjedhje gazi.

Ndërkohë, administratori i këtij subjekti, ka përdorur pajisje të cilat nuk plotësojnë kushtet thelbësore të sigurisë.

Njoftimi i policisë

Shkelën rregullat mbi lëndët plasëse dhe djegëse, dhe si pasojë u dëmtua një tub i cili shkaktoi rrjedhje gazi, në një karburant, vihen në pranga administratori, menaxheri dhe një punonjës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit A. Ç., 58 vjeç, (administrator në një subjekt), Xh. R., 38 vjeç, (menaxher i subjektit), dhe M. H., 54 vjeç, (shofer), të tre banues në Tiranë.

Shtetasi Xh. R., menaxhon një subjekt në rrugën “Sadik Petrela”, të palicensuar për tregtimin e hidrokarbureve. Ditën e djeshme, shtetasi M. H., duke parkuar automjetin autocisternë në këtë subjekt, ka dëmtuar një tub dhe si pasojë është shkaktuar rrjedhje gazi. Shtetasi A. Ç., administrator i këtij subjekti, ka përdorur pajisje të cilat nuk plotësojnë kushtet thelbësore të sigurisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular