Mesfushori i Kombëtares kuqezi, Kristjan Asllani, u aktivizua në minutën e 54-t, në duelin ndaj Salernitanës, ku Interi triumfoi me rezultatin 0-4. Shqiptari bëri një paraqitje dinjitoze, duke “flirtuar” edhe me eurogoli nga goditja e dënimit në minutën e 70-të, por fati nuk ishte me të, pasi topi shkoi ngjitur me traversën.
Asllani regjistroi edhe një statistikë fantastike, teksa nga 26 pasime në total 25 ishin të sakta. Ai së bashku me Lautaro Martinez, i dhanë ngjyra lojës së Interit në momentin e aktivizimit, duke bërë që skuadra e Inzagit t’i imponohej kundërshtarit.
Mesfushori shqiptar u vlerësua me notën 6.6 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score” për paraqitjen e bërë.