BallinaAktualitetVIDEO/ “Blindohet” zona përreth Gjykatës së Elbasanit, banda e Laert Haxhiut del...

VIDEO/ “Blindohet” zona përreth Gjykatës së Elbasanit, banda e Laert Haxhiut del sot para togave të zeza

spot_img
spot_img

Në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, paraditen e kësaj të diele do zhvillohet seanca e vlerësimit të masës së arrestit për shtetasit e arrestuar si pjesë e bandës së Laert Haxhiut.

Portali  ka siguruar pamjet përpara Gjykatës, ku duket se e gjithë zona është rrethuar nga efektivë Policie, për të siguruar mbarëvajtjen e procesit.

Mësohet se seanca gjyqësore do drejtohet nga Gjyqtarja Megi Strakosha, ndërkohë që më herët, Drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi i ka kërkuar Gjykatës masën “Arrest me burg” për 10 të arrestuarit e bandës së Laert Haxhisë.

Anëtarët e kësaj bande që dyshohet për të paktën 6 vrasje, përfunduan në pranga pak ditë më parë pas megaoperacionit policor të koduar “Never Forget”.

Ishte ish anëtari i bandës së Laert Haxhisë, Artan Tafani, i cili u bë i penduari i drejtësisë dhe zbuloi disa nga krimet e shumta që kjo bandë kishte kryer.

Në deklarimet e tij para organit të akuzës janë zbardhur disa nga ngjarjet kriminale më tragjiket në vendin tonë, të cilat rezulton të jenë kryer nga banda e Laert Haxhisë ku bënte pjesë edhe ai, ndërsa kreu i kësaj bande është në Greqi.

Laert Haxhiu është arrestuar nga autoritetet greke dhe pritet ekstradimi i tij në Shqipëri për të dalë para drejtësisë.

Kërkesa për masën “Arrest në burg” për:

1.Artan Tafani

2.Laert Haxhiu

3.Lulzim Spahia

4.Ligor Romacka

5.Erisjano Abedini

6.Marglen Topuzi

7.Idriz Manej

8.Bujar Abedini

9.Enriko Xhahysa

10.Bledar Berberi

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular