Bilanci tragjik i viktimave në Itali ishte 21 të vdekur dhe 15 të plagosur. Mes personave që humbën jetën në autobusin me turistë që ra nga mbikalimi në Maestres, Venecia, janë një foshnje dhe 4 fëmijë.
Vogëlushja gjermane që humbi jetën në aksident, Charlotte Frommherz ishte vetëm 1 vjeç e 5 muajshe. Viktimë gjithashtu mbeti një vajzë ukrainase 10-vjeçare, Daria Lomakina.
Nga aksidenti u shuan familja rumune Ogrezeanu, të identifikuar si: Aurora Maria, 8 vjeç, Georgiana Elena, 13, dhe prindërit e tyre Mihaela Loredana, 42 dhe Mircea Gabriel, 45-vjeç.
Viktimat e tjera të identifikuara:
Nëntë prej tyre ishin ukrainas, përveç foshnjes Daria Lomakina, humbën jetën edhe Vasyl Lomakin, 70-vjeç, Anastasia Morozova, 12, Yuliia Niemova, 10, Iryna Pashchenko, 20, Liubov Shyshkarova, 20, Dmytro Sierov, 33, Serhii Beskorovainov, 70 dhe Tetiana Beskorovainova, 69-vjeçe.
Shoferi i autobusit Alberto Rizzotto-s, 40-vjeçari nga Treviso, është gjithashtu në mesin e viktimave.
Përveç Charlotte, humbën jetën gjithashtu edhe dy shtetas gjermanë të tjerë Anne Eleen Berger, 32 vjeç, dhe Jonathan Siddharta Grasse, 28-vjeç. Dy shtetasit portugesë Maria Fernanda Maciel Arnaud, 56 dhe Gualter Augusto Carvahalido Maio, 58.
Shtetasja kroate Antonela Bakoviç, 26 vjeçe dhe një afrikano-jugore, Annette Pearly Arendse, 58 vjeç.
Kjo e fundit kishte shkuar në Venecia me dy mike të saj mëngjesin e së martës.
Ato treguan se Annette kishte vendosur të shkonte për një turne në Venecia me autobus, por vetë kishin preferuar të qëndronim në shtëpi pasi ishin shumë të lodhura.
E reja kroate që humbi jetën në aksident ishte gjashtë muajshe shtatzënë. Ajo po udhëtonte me bashkëshortin e saj, me të cilin u martua më 10 shtator, i cili ndodhet i shtruar në spital në Mirano në gjendje të rëndë.