BallinaKryesore‘Kosova’/ “Elisa, më dëgjo. Pusho!”, Tabaku: Sherri i turpshëm, mos të zihemi...

‘Kosova’/ “Elisa, më dëgjo. Pusho!”, Tabaku: Sherri i turpshëm, mos të zihemi se cila rezolutë është më e mirë

spot_img
spot_img

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku i është kundërpërgjigjur ministres për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali sa i takon çështjes së Kosovës.

Tabaku i kërkoi Spiropalit që të pushonte, ndërsa i sugjeroi që mos të bëhej një garë se cila rezolutë për Kosovën ishte më e mirë.

“Elisa me dëgjo, pusho! Kjo lufta që ‘rezoluta ime më e mirë se e jotja, duhet të marrë fund’. Zonja kryetare, dua t’ju informoj se PE pati debat për Kosovën. Njeri është ajo që bën dhe jo ajo çfarë thotë. T’iu lëmë debatet se kush rezolute është më e mira. Ka ndodhur dhe herë të kaluara. Ka ndodhur dhe me rezolutën për Srebrenicën. S’ka asgjë të keqe se kush e bën i pari rezolutën. Ne që rrimë dhe flasim këtu gjatë gjithë ditës, ikin njerëzit. A ka turp më të madh për të miratuar një rezolutë për deputetët e Shqipërisë sesa ky? Se dëgjova që të gjithë përdorën fjalën “turp” këtu. Njeriu është ajo çfarë bën, jo ajo çfarë thotë! Fjalët e Elisës dhe të liderave me rradhë i kemi dëgjuar me kohë. çfarë është bërë për Kosovën që sot marrëdhëniet Shqipëri – Kosovë janë në nivelin më të këq dhe me të ulët?
Këtë duhet të diskutojë parlamenti dhe se si ka mundësi që orientimi strategjik i politikës tonë ka ndryshuar dhe që nuk shohin më interesin kombëtar por interesin e shteteve të tjera që nuk përfaqësojnë interesin më të mirë të Shqipërisë? T’i lëmë debatet se kush rezolutë është më e mira sepse ka ndodhur herën e parë me dënimin e krimeve serbe në Kosovë, ka ndodhur me rezolutën që PD prezantoi këtu për Srebenicën dhe për rezolutën për të dënuar sulmin rus ndaj Ukrainës. Nuk ka asgjë të keqe që e prezanton dikush mëparë rezolutën, ai që kërkon mëparë debatin apo interpelancën. Ne sot nuk na takonte ky sherr!

Për t’ju përgjigjur dhe bashkuar shqetësimit që kolegu çollaku ngriti këtu, po, kam dy vite që e kërkoj dhe më në fund ka common sense dhe ne që mos t’i lëmë ata të kënaqem me sherrin dhe debatin tonë, sepse ne që rrimë e flasim këtu gjatë ditës, e kemi shumë të vështirë të flasim për njerëzit. Ikin të gjithë ata, mezi presin debatin dhe sherrin tonë dhe largohen pastaj sepse presin që ne të zihemi këtu me njëri tjetrin dhe jo të flasim për njerëzit.”, tha ajo.

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular