BallinaPolitikeKreshnik Çollaku – Rithemelimit: Kujdes me akuzat, sepse ndodh që atij që...

Kreshnik Çollaku – Rithemelimit: Kujdes me akuzat, sepse ndodh që atij që i thoni peng, e bëni kryetar grupi pastaj

spot_img
spot_img

Nënkryetari dhe deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, e ka kaonsideruar lajm të mirë që kërkesa e tij për interpelancë me kryeministrin nukështë rrëzuar siç u tha dje. Por e ka cilësuar si lajm të keq shtyrjen e saj me një javë, pasi situata në Kosovë e sigurisë dhe e rrezikut nga Serbia nuk ka rënë.

Lajmi I mirë është që nuk është rrëzuar kërkesa, siç e thatë dje. Lajmi i keq është që është shtyrë bashkë me kërkesën dhe përpjekjen për të bërë një rezolutë të këtij parlamenti për ngjarjet në veriun e Kosovës. Është lajm I keq sepse situata në Kosovë e sigurisë dhe e rrezikut nga Serbia nuk ka rënë. Dhe zhvillime qoftë në planin e sigurisë, qoftë diplomatic mund të ndodhin nga ora në orë dhe të Kosovës dhe të vërtetës së saj qëndrimi I parlamentit të Shqipërisë, I vyen si drita e diellit. Prandaj vonesa prej një jave është e pakuptueshme. Aq më tepër thelbi I kërkesës time për interpelancë me kryeministrin, për të sqaruar nëse deklaratat që KFOR duhet të marrë nën kontroll veriun e Kosovësm praktikisht si e kuptoj unë, për ta shpallur një protektariat ndërkombëtar, që do të ishte, ta themi troç, një hap larg ndarjes, është gafë politike dhe I qëndron? Apo është një linjë e tij politike e qartë. Kam detyrën dhe ai detyrimin t’I përgjigjet mua dhe parlamentit për këtë gjë” – tha Çollaku.

Çollaku gjithashtu tha se ndihet i turpëruar për situatën brenda familjes politike që zhvendoset dhe në parlament. Ndërsa pati edhe një këshillë për deputetët e Rithemelimit, ku u kërkoi të jenë më të rezervuar me sulmet dhe akuzat, pasi ndodh që atij që i thonë peng, e marrin dhe e bëjnë kryetar grupi pastaj.

Por ju prej një ore keni të drejtë. Ne ju kemi ofruar një spektakël gratis. Dhe unë jam personalisht I turpëruar që nuk kam mundur ta ndalë këtë situatë brenda familjes tonë politike dhe I turpëruar edhe para atyre që na kanë votuar, të gjitha palëve. I dashur kolegu im, I dashur Flamur, nuk ka faj fare Elisa as këta, përderisa ne këtu kemi dy vite që shahemi, fyhemi dhe sulmojmë njëri-tjetrin. Peng një palë dhe peng pala tjetër. Dhe këtë debat nuk duhej t’ua kishim ofruar këtyre, kundërshtarëve tanë politikë, sepse pastaj përfundojmë që na lënë njerëzit në rrugë. Dhe si 14 maji, përfundojmë në Kukës dhe mund të ndodh edhe më rëndë në rast se nuk arrijmë pjekurinë politike për ta vetpërmbajtur fjalët, sulmet dhe akuzat. Do të duhet mbajtur fjalët I dashur miku im Flamur, se ndodh që atij që I thua peng prej 6 muajsh, merr dhe e bën kryetar grupi pastaj” – u shpreh Çollaku.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular