BallinaTe tjeraLindi arbëresh, kush ishte Kryeministri i parë i Italisë së Jugut! Mendimi...

Lindi arbëresh, kush ishte Kryeministri i parë i Italisë së Jugut! Mendimi i Francesco Crispit për Shqipërinë! Çfarë shkruante në ditarin e tij

spot_img
spot_img

Muzeu Historik Kombëtar kujtoi dje, me rastin e përvjetorit të lindjes, Françesco Krispin (4 tetor 1818), arbëresh, atdhetar italian, luftëtar për të drejtat shoqërore dhe burrështetas i njohur. Ishte ndër protagonistët kryesorë të Rilindjes italiane dhe një mik i ngushtë e mbështetës i Giuzeppe Mazzinos dhe Giuzeppe Garibaldit.

Konsiderohet si njëri nga arkitektët e bashkimit të Italisë në vitin 1860. U lind në një familje arbëreshe në Robera të Sicilisë. Kreu seminarin greko-shqiptar të Palermos, ku edhe u diplomua. Crispi ishte Kryeministër i Italisë për gjashtë vjet, nga 1887 deri në 1891 dhe përsëri nga 1893 deri në 1896; ai ishte Kryeministri i parë i Italisë Jugore. Crispi ishte i njohur ndërkombëtarisht.

Fillimisht ishte një atdhetar italian i ndritur dhe liberal demokrat derisa u bë një Kryeministër i zjarrtë autoritar. Karriera e tij përfundoi mes polemikave dhe dështimeve: ai u përfshi në një skandal të madh bankar dhe ra nga pushteti në 1896 pas humbjes shkatërruese të Betejës së Adva, e cila ndikoi ambiciet koloniale të Italisë mbi Etiopinë. Vdiq më 12 gusht të vitit 1901. Crispi u interesua për fatin e Shqipërisë edhe për një arsye tjetër, atë personale.

Duke folur për Shqipërinë, Crispi deklaroi: “Ne kemi për detyrë të shmangim, ose të paktën të ruhemi nga çdo ndikim i huaj në këtë vend. Paprekshmëria e Shqipërisë duhet të vihet në krye të politikës sonë të jashtme. Neglizhenca e kësaj pike do të ishte ngritja e një pengese të pakapërcyeshme për të ardhmen tonë në Adriatik”.

Në ditarin e tij, Shqipëria përmendet në një bisedë që ka pasur më 26 tetor me Domenico Farini-n, asokohe President i Senatit: “Në 1887, tha Crispi, ne ishim kundër që Austria të merrte Bosnjën dhe Hercegovinën. E parashtrova këtë mendim, në emër të qeverisë italiane, ndaj Derby-t dhe Bismarck-ut. Këta, në një marrëveshje që më bëri përshtypje të mrekullueshme, u përgjigjën: ‘Merreni Shqipërinë’. Sigurisht, unë u përgjigja: Çfarë të bëjmë me të?.

Dhe Derby shtoi: ‘Është gjithmonë një garanci’. Dhe Bismarck-u shprehu këtë mendim: ‘Nëse nuk ju pëlqen Shqipëria, merrni një tokë tjetër turke në Adriatik’. Crispi vazhdon në ditarin e tij: “Më ishte i qartë kuptimi i fjalëve të dy shtetarëve, të cilët kishin motivuar refuzimin tim për t’i dhënë Austrisë BosnjeHercegovinën nga pikëpamja e mbrojtjes ushtarake të Italisë.

Kufijtë tanë lindorë janë të hapur ndaj pushtimit të armikut dhe nëse ne përforcojmë Austrinë me territor të ri, do të përballojmë dëmin”.

Dhe z. Crispi shton: “Një ofendim i tillë ndaj arsyeve tona, të drejtave tona, të mbështetura në një traditë të lavdishme, nuk do të ndodhë. Miqësia e ngushtë dhe e përzemërt, e kultivuar gjatë pesë shekujve, e sjell Shqipërinë shumë më afër nesh sesa me Perandorinë Austriake, ku aneksimi i saj vetëm sa do të rriste mosmarrëveshjet racore dhe konfuzionin e gjuhëve”.

U largua nga skena politike pas dështimit në Adua në 1896. Dalja e fundit publike është në Romë, katër vjet më vonë, gjatë funeralit të mbretit Umberto I. Vdes në Napoli më 12 gusht 1901, gati tetëdhjetëvjeçar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular