BallinaAktualitetMe sytë nga SHBA, detajet e aplikimit për Lotarinë Amerikane! Paketa e...

Me sytë nga SHBA, detajet e aplikimit për Lotarinë Amerikane! Paketa e plotë e udhëzimeve, çfarë ju skualifikon dhe kushtet që duhet të përmbushni

spot_img
spot_img

Të gjithë shqiptarët, të cilët dëshirojnë të provojnë fatin e tyre për ëndrrën amerikane kanë një muaj kohë për të aplikuar, duke nisur nga mbrëmja e djeshme kur u hapën aplikimet.

Lajmi u bë me dije nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, e cila po ashtu ka dhënë detaje mbi aplikimin. Aplikimet do jenë të hapura deri më 7 nëntor, në orën 12:00.

“Regjistrimi për Programin e Lotarisë Amerikane (DV-2025) hapet sot (më 4 tetor) dhe do mbyllet të martën, më 7 nëntor, 2023. Për më shumë informacion, klikoni: https://bit.ly/ 3PKA61Y. Ju lutemi, vini re: dvprogram.state.gov është mënyra E VETME për të dorëzuar aplikimin tuaj. Sigurohuni të lexoni udhëzimet e programit dhe udhëzuesin për mashtrimet në: travel.state.gov/dv”, thuhet në njoftim.

Të gjithë pjesëmarrësit në lotarinë e Vizës së Shumëllojshmërisë (DV) këshillohen të rishikojnë udhëzimet e kualifikimit për arsimim dhe punësim përpara hyrjes. Për t’u kualifikuar për vizë sipas Programit DV, aplikanti kryesor (kërkuesi, numri i hyrjes së të cilit është zgjedhur) duhet të ketë arsimim kualifikues ose punësim.

UDHEZIMET

Janë dy kushte paraprake që duhet të jenë të përmbushura përpara aplikimit, në të kundërt, ai do të shkojë dëm.

E para ka të bëjë me vendlindjen, e cila duhet të jetë në listën e vendeve që SHBA i cilëson si të pranueshme për të aplikuar.

“Individët të lindur në një vend, vendasit e të cilit kualifikohen për të aplikuar për programin e lotarisë, mund të jenë të pranueshëm për të aplikuar. Nëse nuk keni lindur në një vend të pranueshëm për të aplikuar për lotarinë, ka dy mënyra me anë të të cilave ju mund të kualifikoheni. A ka lindur bashkëshorti/ja juaj në një vend të pranueshëm për të aplikuar për lotarinë? Nëse po, ju mund të deklaroni vendin e lindjes së bashkëshortit/es në regjistrimin për lotarinë, me kushtin që emri juaj dhe i bashkëshortit/es të jetë i renditur në aplikimin e përzgjedhur, t’ju lëshohet viza, dhe të hyni në SHBA në të njëjtën kohë.

A keni lindur në një shtet, vendasit e të cilit nuk janë të pranueshëm për të aplikuar për lotarinë, por asnjëri nga prindërit tuaj s’ka lindur, apo s’ka qenë rezident i ligjshëm atje në kohën kur ju keni lindur? Nëse po, ju mund të deklaroni si vendlindje një nga vendlindjet e prindërve tuaj, nëse ky vend është vend i kualifikueshëm për programin e DV-2025″, citohet në udhëzimin e detajuar të aplikimit.

Ndërsa kushti i dytë lidhet me shkollimin. “Çdo DV aplikant duhet të plotësojë ose kërkesën e arsimit ose kërkesën e eksperiencës së punës të programit të lotarisë, duke poseduar si vijon: Një arsim të shkollës së mesme apo ekuivalentin e tij, përkufizuar si përfundim me sukses i 12 viteve edukim të plotë zyrtar 9- vjeçar dhe i mesëm ose dy vjet përvojë pune brenda pesë viteve të kaluara në një punësim që kërkon të paktën 2 vjet trajnim ose eksperiencë për ta ushtruar. Për të përcaktuar nëse përvoja e punës kualifikohet për lotarinë, do të përdoret Baza e të Dhënave të Departamentit Amerikan të Punës”, thuhet në dokumentin në të cilin nënvizohet qartë se askush nuk duhet të aplikojë në program në rast se nuk plotëson të dy kërkesat e mësipërme.

Këshilla e përvitshme është ajo e mos ndërmjetësimit gjatë procesit të aplikimit.

Ambasada e SHBAsë nënvizon shpesh se nuk ka nevojë për ndihmën e një këshilluesi për viza, agjent vizash ose çdo person që mund të vetofrohet për ndihmë. Por edhe në rast se personi zgjedh ta përdorë këtë formë, duhet të ketë parasysh disa gjëra.

“Nëse është dikush tjetër që ju ndihmon, duhet të jeni të pranishëm në momentin e përgatitjes së regjistrimit, në mënyrë që t’u përgjigjeni të gjitha pyetjeve në mënyrë sa më të saktë, të merrni fletën e konfirmimit dhe numrin e konfirmimit. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që të pajiseni me faqen e konfirmimit dhe numrin e konfirmimit. Pa këtë informacion, nuk do të jeni në gjendje të hyni në sistemin ‘online’, i cili do t’ju informojë mbi statusin e regjistrimit tuaj. Duhet të jeni të kujdesshëm në rastin kur dikush ofrohet të ruajë fletën tuaj të konfirmimit dhe numrin tuaj të konfirmimit”.

ÇFARE SKUALIFIKON

Përpos dy kritereve të lart përmendura që janë kusht aplikimi r rrjedhimisht s kualifikojnë nga lotaria, ka edhe të tjera pika që penalizojnë kandidatët për të depërtuar në SHBA përmes programit të vizave. Një prej tyre është mos deklarimi i të gjithë anëtarëve të familjes.

“Mos përfshirja në regjistrimin për lotarinë i të gjithë fëmijëve të cilët kanë të drejtë do të rezultojë në shkualifikimin e aplikantit kryesor dhe të refuzimit të të gjitha vizave të rastit në kohën e intervistës për vizë”, theksohet në njoftim, i cili këshillon qytetarët që në momentin e aplikimit të përfshijnë të gjithë fëmijët e gjallë biologjikë; fëmijët e gjallë ligjërisht të birësuar dhe fëmijët/e bashkëshortit/es nga martesat e mëparshme që janë të pamartuar dhe nën moshën 21 vjeç në datën e aplikimit tuaj elektronik.

Madje edhe në qoftë se aplikanti nuk është më i martuar ligjërisht me prindin e fëmijës, dhe madje edhe në qoftë se fëmija aktualisht nuk banon dhe/ose nuk do të emigrojë me të.

PERZGJEDHJA E APLIKANTEVE

Ashtu si çdo vit tjetër, procesi i përzgjedhjes së aplikantëve në mënyrë rastësore do të bëhet nga 4 maji deri në shtator, kur presupozohet të dalin fituesit. Bazuar në shpërndarjen e vizave të disponueshme për çdo rajon dhe shtet, individët do të përzgjidhen rastësisht nga kompjuteri ndërmjet aplikimeve të kualifikuara.

Të gjithë aplikantët e DV-2025 duhet të shkojnë te Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve, duke përdorur numrin unik të konfirmimit të ruajtur nga regjistrimi për DV-2025 i aplikimit të tyre në internet për të gjetur nëse aplikimi i tyre është përzgjedhur në programin e vizave për vitin 2025. Për të shmangur mashtrimet e shumta në rrjet, ambasada e SHBA njofton se do të ketë vetëm një mënyrë që aplikuesit të informohen.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular