BallinaUncategorizedShoqata e Biznesit Grek në Shqipëri ofron ndihmë humanitare për të prekurit...

Shoqata e Biznesit Grek në Shqipëri ofron ndihmë humanitare për të prekurit nga përmbytjet në Greqi

spot_img
spot_img

Në shenjë mbështetje, Shoqata e Biznesit Grek në Shqipëri organizoi dhe dërgoi për herë të parë ndihmë humanitare nga Shqipëria për familjet e prekura nga përmbytjet në Greqi. Ky kontribut shpreh ndjeshmërinë e anëtarëve aktivë të cilët e kanë ndjekur me shqetësim situatën e shkaktuar nga stuhia e dytë radhazi që goditi rajonin e Thesalia.

Raste të tilla kërkojnë solidaritet, prandaj disa kompani anëtare të Shoqatës kanë ofruar kontributin e tyre nëpërmjet produkteve ushqimore si: 15,000 shishe ujë, 2,000 kruasan dhe 500 pako biskota. Kompanitë që kontribuan në dërgesën e ndihmave janë: Lajthiza për dhurimin e sasisë së konsiderueshme të ujit; Elka për dhurimin e kruasanëve dhe Partner Ballkanik për dhurimin e pakove me biskota.

Pakot e mbledhura nga kompanitë u shoqëruan deri në kufi nga Presidenti z. Denald – George Tafani, si dhe Drejtoresha Ekzekutive e Shoqatës znj. Erifili Berberi dhe brenda ditës mbërritën në qytetin e Volos, ku u dorëzuan e shpërndanë në vend nga Prefektura e Thesalisë.

Kjo nuk do jetë e vetmja herë që Shoqata do ndihmojë bashkëqytetarët në vështirësi. Në kuadër të përgjegjësisë sociale, kompanitë anëtare janë të angazhuara të shprehin solidaritetin e tyre përmes një tjetër nisme humanitare që do të realizohet ditët e ardhshme.

Shoqata Greke e Biznesit thekson se kapacitetet e saj janë përherë në gatishmëri për t’u përballur me zhvillime të papritura dhe për t’u solidarizuar me shqetësimet e qytetarëve.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular