1. Elda Hoti
2. Albana Vokshi
3. Bledion Nallbati
4. Zheni Gjergji
5. Lefter Gështenja
6. Asllan Dogjani
7. Luan Baçi
8. Gazment Bardhi
Përjashtimi erdhi pas kërkesës së një grupi deputetësh të Partisë Socialiste, ku theksohej se deputetët e opozitës bllokuan kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla që të ulej në drejtimin e seancës.
“Përkatësisht deputetët Elda Hoti, Albana Vokshi, Bledion Nallbati dhe Zheni Gjergji bllokuan vendin në sallën e seancës plenare, ku ulet Kryetarja e Kuvendit, duke penguar që të vijonte normalisht seanca plenare, pas mbylljes së diskutimeve.
Deputetët Lefter Geshtenja, Asllan Dogjani, Luan Baçi dhe Gazmend Bardhi në koordinim me njëri-tjetrin penguan korridorin hyrës të Kryetares së Kuvendit në sallën e seancës plenare, me karrige si dhe nuk lejuan kalimin e saj drejt vendit të saj, për të njoftuar vijimin ose mbylljen e seancës plenare sipas kompetencave që i njeh ligji dhe Rregullorja e Kuvendit.
Deputeti Gazmend Bardhi e pengoi Kryetaren që të jepte njoftimet duke i hequr kartën nga pajisja elektronike gjatë fjalës së saj që po mbante në një nga vendet ulëse të Këshillit të Ministrave, në pamundësi që të fliste nga vendi i saj si pasojë e bllokimit nga deputetë të opozitës siç përshkruhet më sipër.
Të gjitha veprimet e mësipërme, përbëjnë shkelje të rënda sipas Rregullores së Kuvendit, neni 65/1, pika a’, (pengimi i seancës plenare, shkaktim kaosi) dhe që vijnë në kundërshtim të hapur me Kodin e Sjelljes së Deputetit, pasi përbëjnë veprime të papërgjeshme, kundër normave etike për deputetin si model për shoqërinë dhe që cënojnë rëndë imazhin e Kuvendit dhe vetë deputetit në publik”, thuhet në letrën e deputetëve të PS.