BallinaOP EDKa ardhur dita që ose i akuzuari ose shpifësi duhet të shpallet...

Ka ardhur dita që ose i akuzuari ose shpifësi duhet të shpallet fajtor me vendim gjykate. Dy të vërteta s’mund të ketë!

spot_img
spot_img
Nga Fatmir Guda (Anëtar i Këshillit Kombëtar PD)
Ka ardhur dita që ose i akuzuari ose shpifësi duhet të shpallet fajtor me vendim gjykate. Dy të vërteta s’mund të ketë!
Duhet të perëndojë njëherë e mirë koha kur gënjeshtra si e vërtetë apo e vërteta si gënjeshtër u hidhej për konsum ditor shqiptarëve, për t’i shastisur ata me sherre banale të stisura, njëlloj si indianëve të Amerikës kolonizatorët u jepnin pasqyra për tu rëmbyer arin.
Në emër të të bërit politikë me standarte totalisht të ndryshme nga ajo sa është performuar në këto 33 vite me hedhje e pritje akuzash e kundërakuzash ndërmjet palëve politike në konflikt duke krijuar spektaklin më të shëmtuar të baltëhedhjes, gjykoj se ndodhemi pikërisht në momentin që qartësimi i publikut duhet të realizohet vetëm nëpërmjet verdiktit të drejtësisë.
A po flasim për ritje të besimit tek drejtësia e re, bash ashtu siç ndodh në botën e civilizuar, në emër të së cilës qasemi dhe jemi orjentuar të integrohemi? Tanimë duhet mbjellë kultura që çdo akuzues t’i çojë në prokurori akuzat e lëshuara në publik, ose në të kundërt të jetë i akuzuari ai që të kërkojë nga organi i akuzës të hetojë mbi vërtetësinë e pretendimeve ndaj tij si mënyra më e duhur për tu mbyllur gojën publikisht akuzave apo shpifjeve ndaj tij.
Sigurisht çdo aktor e faktor politik është në të drejtën e tij që paraprakisht qëndrimin në lidhje me akuzat që atij i bëhen, t’i arkulojë me etikë, pa emocion e fyerje në prononcime apo konferenca të posaçme për shtyp duke mos qënë fare nevoja që këtë barë t’ja ngarkojë institucioneve të nderuara si Kuvendi i Shqipërisë, që tagër kushtetues kanë legjislacionin dhe jo shfaqjet teatrale. Shfaqje të cilat mandej amplifikohen nëpër studiot televizive të mediave oligarkike dhe kontaminojnë krejt mjedisin publik.
Kësaj unë do t’i thosha me plot gojë politikë e re, e cila sigurisht që do tërhiqte edhe vëmëndjen apo simpatinë publikut të stërlodhur tashmë prej neveri-politikës së vjetër.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular