BallinaKryesore“Kosova është Shqipëri”- Banderola e tifozëve grekë në ndeshjen e Ligës së...

“Kosova është Shqipëri”- Banderola e tifozëve grekë në ndeshjen e Ligës së Europës, reagon ashpër klubi i AEK: E neveritshme! Do t’i përjashtojmë

spot_img
spot_img

Klubi i AEK ka reaguar ashpër ndaj një pankarte që tifozët shpalosën me mbishkrimin “Kosova është Shqipëri” në ndeshjen me Ajax në kuadër të Liges së Evropës.

AEK ka dënuar këtë veprim duke e quajtur të neveritshme, ndërsa garanton se autorët përgjegjës do të gjenden dhe do të të ndalohen përgjithmonë të hyjnë në stadium.

“AEK-u nuk ka nevojë të provojë asgjë me fjalë, pasi e ka bërë me vepra në mënyra të padiskutueshme dhe me nisma që asnjë grup tjetër nuk ka marrë, kundër luftës”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Reagimi

“AEK shpreh neverinë e vet dhe dënon pa mëdyshje shpalosjen, qoftë edhe për pak sekonda, të një pankarte me përmbajtje ekstreme nacionaliste në stadiumin tonë. E cila nuk ka të bëjë absolutisht me origjinën historike të shoqatës sonë, as sigurisht me atë që ajo përfaqëson që nga themelimi i saj.

AEK-u nuk ka nevojë të provojë asgjë me fjalë, pasi e ka bërë me vepra në mënyra të padiskutueshme dhe me nisma që asnjë grup tjetër nuk ka marrë, kundër luftës.

Për ngjarjen konkrete trishtuese dhe indinjuese, AEK deklaron se nuk do të qëndrojë duarkryq. Tashmë po nisim veprimet për caktimin e përgjegjësive edhe për një imazh momental – e përsërisim – që me të drejtë trazoi masën e gjerë të botës sonë sportdashëse, e cila gjithashtu e ka kundërshtuar ashpër.

Do t’i gjejmë patjetër përgjegjësit dhe do t’u ndalohet përgjithmonë hyrja në stadiumin tonë”, shkruhej në komunikatën e klubit grek rreth kësaj çështje.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular