BallinaBotaBilanci tragjik me rreth 40 të vdekur e 800 të plagosur, Mbrojtja...

Bilanci tragjik me rreth 40 të vdekur e 800 të plagosur, Mbrojtja Izraelite: Deri në fund të ditës nuk do të ketë asnjë terrorist të gjallë në territor

spot_img
spot_img

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu deklaroi ditën e sotme se Izraeili është në luftë pasi militantët e Gazës nisën një sulm të befasishëm mëngjesin e të shtunës duke lëshuar mijëra raketa e duke hyrë në territor nga toka, ajri dhe deti.

Si pasojë e këtij sulmi deri më tani raportohettë kenë humbur jetën rreth 40 persona ndërsa janë edhe rreth 800 të plagosur.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thonë se trupat po luftojnë në shmë vende. Disa banorë në Izrael thanë se militantët po përpiqeshin të hynin në shtëpitë e tyre. Ndërkohë, Hamasi pretendon se ka kapur disa ushtarë izraelitë pranë kufirit. Përballë sulmit të Hamasit, sulmet ajrore i nisi edhe Izraeli si kundërpërgjigje.

Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) Richard Hecht i tha CNN se shpreson që deri në fund të ditës së shtunë, nuk do të ketë më terroristë të gjallë në Izrael.

“Ne jemi shumë të fokusuar në shpëtimin e forcave, ku ka luftime të vazhdueshme ndërsa flasim dhe luftojmë këta terroristë, shpresojmë se deri në fund të ditës nuk do të ketë më terroristë të gjallë brenda Izraelit,” tha Hecht.

“Për të siguruar zonën për civilët, forcat speciale po luftojnë në lokacione të ndryshme si dhe zjarrfikësit po marrin kontrollin e pastrojnë disa zona”, shtoi ai.

Për më tepër, “dhjetëra mijëra” rezervistë izraelitë janë thirrur për të ndihmuar që nga fillimi i ofensivës herët të shtunën, tha Hecht.

Kur u pyet se si Izraeli po siguron rrugët e infiltrimit, Hecht tha:

“Ne jemi plotësisht të vendosur dhe të fokusuar në mbulimin ajror për të parë se çfarë po ndodh, ne vendosëm forcat në pikat e infiltrimit dhe përsëri po sigurojmë ngadalë zonën dhe po përpiqemi të kujdesemi për të gjithë këta njerëz që erdhën.”

Ndërkohë mbrojtja izraelite shprehet e shqetësuar edhe për një sulm të mundshëm nga vendet veriore të Libanit ose Sirisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular