Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Pobrat, në bashkinë Dimal, ku ka mbetur i plagosur rëndë me dëmtime në kokë një 18-vjeçar.
Mësohet se një motoçikletë, e markës Dayang, me targa BT033, ka dalë nga rruga dhe pasi ka rrëshqitur disa metra zvarrë në çakull dhe ka përfunduar në kanal jashtë rrugës.
Si pasojë e aksidentit është plagosur rëndë drejtuesi i mjetit, Marinel Kaja, 18-vjeç, i cili qarkullonte i vetëm dhe pa kokore mbrojtëse.
18-vjeçari është transportuar fillimisht drejt Spitalit Rajonal Berat dhe për shkak të gjendjes së rëndë është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, me dëmtime të shumta në kokë.
Efektivët e policisë, që kryen edhe këqyrjen e vendit të aksidentit, kanë konfirmuar se shkak është bërë shpejtësia me të cilën qarkullonte motoçikleta në kthesë, ku edhe ka humbur kontrollin.