BallinaBotaRreth 500 persona të vrarë në Izrael dhe Gaza, ushtria izraelite godet...

Rreth 500 persona të vrarë në Izrael dhe Gaza, ushtria izraelite godet një zonë në Liban. Vazhdon lufta e përgjakshme

Luftimet në jug të Izraelit midis militantëve të Hamasit dhe forcave të izraelite vazhdojnë. Këto të fundit kanë publikuar pamjet e sulmeve në ndërtesa të shumta në Rripin e Gazës ku thuhet se ndodhen objektivat ushtarake të Hamasit.

BBC raporton se rreth 250 persona në Izrael janë vrarë dhe dhjetëra izraelitë besohet se janë marrë peng.

Po ashtu Izraeli tashmë është përgjigjur me një valë sulmesh ajrore në Gaza, duke vrarë më shumë se 230 njerëz, thonë zyrtarët.

Ushtria izraelite u ka kërkuar banorëve të disa zonave të Rripit të Gazës që të largohen nga shtëpitë e tyre në përgatitje për sulme hakmarrëse kundër Hamasit.

Po ashtu ushtria izraelite ka thënë se po godet një zonë në Liban, pasi predha të lëshuara nga Libani goditën një post ushtarak izraelit në një brez të vogël toke të quajtur Fermat Shebaa, kanë thënë tre burime izraelite të sigurisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular