Ka shkuar në 2 mijë numri i personave qe kanë humbur jetën nga një tërmet me magnitudë 6.3 të shkallës Rihter që goditi Afganistanin.
Shifrat jane bere publike nga qeveria talebane, e cila thote se ka edhe shume persona te plagosur.
Mediat e huaja raportojnë se epiqendra e tërmetit ishte pranë Heratit, afër kufirit me Iranin.
Një numër ndërtesash u dëmtuan, duke bllokuar njerëzit nën rrënoja, thanë zyrtarët afganë. Ndërsa të paktën tre lëkundje të fuqishme pasuan tërmetin fillestar. Besohet se në province e Heratit jetojnë rreth 1.9 milionë njerëz.