BallinaEkonomiU kapën me 585 kg kokainë në Selanik, zbardhen dëshmitë e 5...

U kapën me 585 kg kokainë në Selanik, zbardhen dëshmitë e 5 shqiptarëve! Gruaja e 50-vjeçarit shqiptar mohon përfshirjen. Ja çfarë deklaruan dy nipërit

spot_img
spot_img

e 50-vjeçarit

Detaje të reja janë zbuluar nga hetimi ndaj pesë shtetasve shqiptarë, të kapur në Selanik me një sasi prej 585 kg kokainë

Sipas raportimeve nga “Protothema”, mësohet së anëtari kryesor i grupit, shqiptari 50-vjeçar, duket se po bëjnë “punë” të ngjashme edhe në vende të tjera të botës, si Spanjë, Britani apo Shqipëri.

Njëri prej bashkëpunëtorëve të 50-vjeçarit, i cili ishte gjithashtu edhe një prej nipave të tij, është zbuluar se së fundmi ka vizituar Madridin, Guadalajarën, Londrën dhe Australinë, ndërsa në disa foto ai shihet duke pozuar para laboratorëve të organizuar të kultivimit të fidanëve të kanabisit në Spanjë.

Gjatë marrjes në pyetje, 50-vjeçari, i dyshuar si organizatori i grupit ka pohuar se është përfshirë në këtë çështje, si dhe ka pasur edhe një takim me një të panjohur në Shqipëri, për të cilin është shprehur se i ka premtuar një tarifë prej 100 mijë eurosh për të organizuar marrjen dhe shpërndarjen e 500 kilogramëve kokainë, bashkë me anëtarët e tjerë të grupit.

Ai pohoi se nuk i njihte personat që do të merrnin drogën, ndërsa duke iu referuar personit që i jepte porosi, theksoi se beson se ndodhet në një vend të huaj dhe lëviz kryesisht mes Turqisë dhe Kosovës.

Dëshmia e dy nipave dhe bashkëshortes së 50-vjeça

Ndërkohë bashkëshortja e 50-vjeçarit para policisë ka mohuar të gjitha akuzat duke u shprehur “nuk pashë, nuk dëgjova, nuk di asgjë”.

Ndërsa nipi i parë pohoi se përfshirja e tij në “punë” ishte të ngarkonte dhe shkarkonte drogën, si dhe të merrej me numërimin e pakove. Duke iu referuar udhëtimeve që kishte bërë jashtë vendit, ai vuri në dukje se edhe pse i papunë, udhëtonte për t’u çlodhur ose për të takuar të afërmit e tij.

Ndërsa nipi i dytë ka pohuar se fillimisht ka mbërritur në Greqi nëpërmjet Kakavijës dhe se ka qëndruar në vend për 12 ditë. Më pas, siç tha ai, është kthyer në Shqipëri ku një person nga ambienti i tij e ka bindur që të marrë pjesë në “punë” për një tarifë prej 25 mijë eurosh.

Më 30 gusht, ai u rikthye në territorin grek së bashku me të afërmit e tij për t’u përgatitur për të marrë drogën. Roli i tij ishte lokalizimi i shtëpive-magazinë si dhe transportimi i disa sasive në këto vende.

I pyetur për një fotografi në të cilën duket se pozon me dajën e tij përballë një qese të mbushur me kartëmonedha, i arrestuari ka deklaruar se bëhet fjalë për një fotografi të realizuar brenda shtëpisë në Selanik dhe se shuma e parave e paraqitur shkon në 290 mijë euro.

Së fundmi, në lidhje me fotot që e shfaqin atë përpara një laboratori plotësisht të organizuar të kanabisit hidroponik në Guadalajara të Spanjës, i pandehuri deklaroi se në atë kohë punonte për një organizatë tjetër kriminale, raporton “Protothema”.

Çfarë u sekuestrua

Nga kontrollet e kryera nga autoritetet si në banesën në Neous Epivates, ashtu edhe në dy makinat e grupit, u gjetën 500 pako me gjithsej 585 kilogramë e 208 gramë kokainë, 7440 euro të lidhura me trafikun e drogës, 7 telefona që përdoreshin për të komunikuar me njëri-tjetrin, një detektor metali dhe sende të tjera.

Vlen të theksohet se, sipas vlerësimeve të autoriteteve, nga trafikimi i sasisë së drogës në fjalë, organizata do të realizonte fitime që i afroheshin 11.704.160 eurove.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular