BallinaLifestyleVIDEO/ Martohet çifti i njohur i showbizit, dy këngëtarët i japin fund...

VIDEO/ Martohet çifti i njohur i showbizit, dy këngëtarët i japin fund beqarisë në një ceremoni në bregdetin shqiptar. Dalin pamjet nga dasma

Çifti i njohur i këngëtarëve shqiptar, shumë të dashur për publikun, Venera Lumani dhe Lind Islami i kanë dhënë fund beqarisë

Në një cermoni tradicionale ata kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë. Ata kanë organizuar një dasmë të madhe në bregdetin e Gjirit të Lalëzit, në Durrës.

Pjesë e dasmës kanë qenë familjarë dhe shoqëri e ngushtë e çiftit, përfshirë këtu një sërë figurash publike.

Eli Fara, Endri dhe Stefi, Ardit Gjebrea e Artiola Toska – janë vetëm disa nga emrat që nuk kanë munguar në këtë dasmë.

Dasmën çifti e paralajmëroi pak muaj  më parë në një intervistë televizive

“Kemi menduar për një ceremoni martese. Kjo është periudha, prandaj ndoshta ka ardhur kaq bukur ky 2023 me plane të reja sepse i kemi menduar këto gjëra. Deri tani ishim të fokusuar shumë vetëm te puna, ndërkohë tani sikur ndihemi gati të ecim akoma,” tha Lindi pak muaj më parë te “Rudina”. “Do bëjmë dasmë në vitin 2023,” shtoi Venera.

Çifti u njoh në vitin 2012 në “The Voice of Albania” dhe që prej atëherë nuk i janë ndarë më njëri-tjetrit. Në qershor të vitit 2018, ata njoftuan se ishin fejuar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular