Burime nga Partia Demokratike bëjnë me dije se Kryesia ka vendosur ditën e sotme përfundimin e anëtarësisë së Gazment Bardhit në këtë forcë politike.
Vendimi i Kryesisë së PD erdhi pas shkeljeve të njëpasnjëshme të kryera nga ish-Sekretari i përgjithshëm ndaj vendimeve të organeve kolegjale të PD, shumë prej të cilave janë votuar dhe janë nënshkruar prej tij si dhe për veprime në kundështim me interesat politike dhe elektorale të PD.
Për mosnjohjen e insitucioneve të dala nga vota e demokratëve si dhe për ndjekjen e një agjende personale përmes të cilës kërkon të zhvendosë PD nga orientimi i përcaktuar nga Kuvendi dhe Këshilli Kombëtar, në raport me aleatët strategjikë dhe bashkëpunimin me individët e sanksionuar si non grata, që kanë ndërmarrë një aksion dy vjeçar kundër Partisë Demokratike.