Në kuadër të operacionit “Flakë në det”, Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë kanë vendosur edhe sekuestrimin e pasurive të Gëzim Çelës, ‘baronit’ të drogës dhe bashkëpunëtorëve të tij
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit tha gjithashtu se janë sekuestruar edhe shoqëri tregtare, automjete, mjete lundruese dhe asete të tjera.
“Në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, po vazhdon operacioni në terren për sekuestrimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të shtetasve Gëzim Çelaj, Nderim Çelaj, Arlind Ismailukaj dhe personat e tjerë të lidhur me ta, duke përfshirë shoqërinë tregtarë, automjete, mjete lundruese dhe asete të tjera”, tha Rrumbullaku.