Nga Bujar Leskaj
Pak dite me pare eshte zhvilluar mbledhja e Keshillit Bashkiak Vlore, ne te cilen eshte debatuar project-vendimi “Per dhenien e miratimit per zhvillimin e prones ne pronesi te Bashkise Vlore” qe perdoren per kryerjen e veprimtarise sportive si dhe miratimin e marreveshjes “Per zhvillimin e projektit te zones multifunksionale perreth kompleksit te stadiumit “Flamurtari”, perfshire stadiumin.
Kjo marreveshje do te nenshkruhet midis Ministrise se Arsimit dhe Sportit, Bashkise Vlore, Agjencise Kombetare te planifikimit te territorit si dhe Fondit Shqiptar te Zhvillimit.
Gjate mbledhjes ka pasur debate te forta nga ana e keshilltareve te opozites te cilet me te drejte kane kerkuar nga Kryetari I Bashkise Vlore shpjegime per shume pikepyetje qe e shoqerojne kete projekt.
Nder to mund te rendisim disa:
-Pronesia e Bashkise e vendosur tashme ne dispozicion me votat e keshilltareve soicialis por jo vetem, pasi ka edhe disa pseudo opozitar te cilet votojne te gjitha vendimit qe paraqiten nga administrate e bashkise, eshte 51.336 m2 siperfaqe truall dhe 6.016 m2 ndertese, te cilat jane siperfaqe sportive por jo vetem, pasi ne kete project perfshihet edhe I gjithe ambienti qe sot perdoret nga nje prej institucioneve me te rendesishme qe eshte zjarrefikja, e per te cilen nuk jepet asnje zgjidhje se ku ky institucioni I rendesise se vacante do te transferohet e me pas do te ushtroje aktivitetin e tij aq te rendesishem.
-Kjo projekt-ide nga sa verehet ne plan-vendosje shtrihet jo vetem mbi pasurite ne pronesi te Bashkise Vlore, por edhe mbi pasuri ne pronesi apo qofte edhe ne posedim per te cilat vlen per tu theksuar se jane prona te vjetra te qytetareve vlonjat e per te cilat ky projket-vendim nuk I permend fare e jo me te jape nje shpjegim se si do te veprohet me to. Kete jo se e themi ne por eshte nje detyrim ligjor I qeverise dhe I Kryebashkiakut te ri I cili me sa duket qe ne fillim po tregohet nje “Yes Man” .
-E sikur te mos mjaftonin te gjitha keto probleme qe e shoqerojne kete projekt-ide per zhvillimin e kesaj zone, ne te verehen te pakten 6 kulla shumekateshe te cilat tjeteresojne totalisht aneksin e stadiumit Flamurtari si dhe godinen e zjarrefikses se qytetit te cilat sipas projket-ides te shpallur fituese shnderohen ne kulla qe nuk dihet se per cfare dhe kujt do ti sherbejne.
-Ne debatin e zhvilluar ne mbledhjen e keshillit, keshiltaret e opozites kane kundershtuar kete project duke theksuar se jane pro cdo investim qe mund te behet ne moderizimin e stadiumit sebashku me ambientet e tjera sportive por nuk mund te jene kursesi dakort qe nen petkun e rikonstruksionit te stadiumit kjo zone te kthehet ne kantire ndertimi per qendra tregtare dhe per te kenaqur orekset e klienteve te perhershem te qeverise.
-Keshilltaret e opozites kane kundershtuar duke e denoncuar dhe krahasuar kete project si e njejta skeme qe u perdor per stadiumin kombetar, por ne kete rast vjedhja sipas tyre shfaqet ne permasa shume here me te madhe e pse jo edhe e dhunshme, pasi me forcen e kartonave ne trysnin e drejtueseve te sektit, keshilltaret socialist detyrohen te votojne edhe jashte deshires se tyre.
-Nje aspect tjeter eshte se asnje konsultim publik nuk eshte zhvilluar me komunitetin vlonjat ne lidhje me kete project I cili prek tjetersimin e nje prej pronava me te medha publike per qytetin e Vlore por jo vetem. Edhe ky nje detyrim ligjor I anashkaluar nga Bashkia Vlore.