Mbi Hoxhën dhe Halilin rëndojnë akuzat për vrasjen e Emiljano Ramazani më datë 20 Korrik 2020 në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan dhe të vrasjes së Regis Runaj më datë 29 Korrik 2020 në lagjen “Emin Matraxhiu”, në afërsi të varrezave të qytetit Elbasan.
Vuajtja e dënimit për të pandehurin Xhulian Hoxha do të fillojë të llogaritet nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një nga Institucionet për të dënuarit e rritur dhe të sigurisë së lartë.
Ndërsa vuajtja e dënimit për të pandehurin Euglen Halili do të fillojë të llogaritet nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një nga Institucionet EVP, sipas marrëveshjes me Drejtorinë e Dëshmitarëve dhe Bashkëpunëtorëve të Drejtësisë.
AKUZAT PER XHULIAN HOXHEN
Deklarimin fajtor të të pandehurit Xhulian Hoxha, për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”, për interes, në formën e veçantë të bashkëpunimit, atij të grupit të strukturuar kriminal, në dëm të viktimës Emiljano Ramazani, parashikuar nga neni 78 paragrafi 2 i Kodit Penal, në lidhje me nenet 28 pika 4 dhe 334 pika 2 të po këtij Kodi dhe dënimin e tij 30 (tridhjetë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Xhulian Hoxha, për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”, për interes, në formën e veçantë të bashkëpunimit, atij të grupit të strukturuar kriminal, e kryer me egërsi dhe mizori, në dëm të viktimës Regis Runaj, parashikuar nga neni 78 paragrafi 2 i Kodit Penal, në lidhje me nenet 28 pika 4, 50 shkronja c dhe 334 pika 2 të po këtij Kodi dhe dënimin e tij me burgim të përjetshëm.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Xhulian Hoxha, për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhim i armeve, armeve shperthyese dhe i municionit”, të parashikuar nga neni 278/4 i Kodit Penal, në lidhje me nenet 28 pika 4 dhe 334 pika 1 të po këtij Kodi dhe dënimin e tij 7 (shtatë) vjet.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Xhulian Hoxha, për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 333/a paragrafi 2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij 3 (tre) vjet burgim.
AKUZAT PER EUGLEN HALILIN
Deklarimin fajtor të të pandehurit Euglen Halili, për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”, për interes, në formën e veçantë të bashkëpunimit, atij të grupit 18 strukturuar kriminal, e kryer me egërsi dhe mizori, në dëm të viktimës Regis Runaj. parashikuar nga neni 78 paragrafi 2 i Kodit Penal, në lidhje me nenet 28 pika 4 dhe 334 pika 2 tě po këtij Kodi dhe dënimin e tij me burgim të përjetshëm.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Euglen Halili, për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të parashikuar nga neni 278/4 i Kodit Penal në lidhje me nenet 28 pika 4 dhe 334 pika 1 të po këtij Kodi dhe dënimin e tij 6 (gjashtë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Euglen Halili, për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 333/a paragrafi 2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij 2 (dy) vjet burgim.
Bazuar në nenin 55 paragrafi 2 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Euglen Halili dënohet me burgim të përjetshëm.
Bazuar në nenin 28 pika 7 të Kodit Penal, uljen e dënimit dhe dënimin përfundimtar të të pandehurit Euglen Halili me 17 vjet burgim.
KUR KANE NDODHUR VRASJET
Atentati mafioz ku mbeti i vrarë Emiljano Ramazani ndodhi më 20 korrik 2020. Vrasja është kryer poshtë shtëpisë së tij, teksa Ramazani po parkonte automjetin tip “Ford Fokus”. Autorët kanë qenë tre vetë në makinë dhe njëri prej tyre ka qëlluar 5 herë me armë tip pistoletë. Megjithëse në makinën e u gjetën dy kallashnikovë të djegur.
Vrasja e Emiljano Ramazanit, i njohur me nofkën ‘Rramani’, dyshohet se ka ndodhur për larje hesapesh për drogën, pasi ai njihej si shpërndarës kokainë në qytet, ndërsa pak ditë pas vrasjes së tij u gjet i vrarë edhe miku i tij i ngushtë Regis Runaj, 23 vjeç, i vrarë me thikë, dhe më pas trupi i tij është hedhur buzë rrugës afër varrezave të qytetit, një rrugë qorre ku nuk kalojnë njerëz. Kjo i ka ndihmuar autorët që të mos lënë gjurmë pasi kanë vrarë Runajn.