Këngëtarja e njohur Lady Gaga dhe partneri i saj Michael Polansky së fundmi janë parë së bashku në dy koncerte në Las Vegas, duke iu dhënë kështu fund thashethemeve për ndarje
Në një video që po bën xhiron e rrjetit duket qartë artistja e cila duket shumë e lumtur krahas Polanskyt, teksa çifti po kërcenin dhe po argëtoheshin me njëri-tjetrin në koncert.
Kujtojmë që një muaj më parë dyshja u panë së bashku, kohë pasi “Radar Online” raportoi se ata i dhanë fund romancës së tyre tre vjeçare për shkak të një mosmarrëveshjeje për martesën dhe fëmijët.
“Ata u ndanë disa muaj më parë. Ishte miqësore. Ata janë ende miq”, tha një burim.
Mesa duket çifti janë shumë të dashuruar me njëri-tjetrin, ndërsa Gaga ka folur më parë për Polansky në intervistat e kaluara, duke e quajtur atë “gjithë jeta ime”.