Personi në fotot është autori i grabitjes së një dyqani të një kompanie telefoni në zonën e “Myslym Shyrit” në Tiranë.
Policia bëri me dije se personi, ende i paidentifikuar, u fut në dyqan dhe nën kërcënimin e armës grabiti një shumë parash.
Mësohet se autori ka grabitur rreth 40 mijë lekë të reja, duke u largua më pas me shpejtësi. Ndërkohë, policia është vënë në ndjekje të tij.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 10.10.2023, rreth orës 20:35, në rrugën “Myslym Shyri”, një shtetas ende i paidentifikuar, veshur me kostum të kuq dhe me kapele, dyshohet se nën kërcënimin e një sendi në dukje armë zjarri, ka vjedhur një shumë parash në një biznes, dhe më pas është larguar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.